Rajoni

Zgjedhjet në Mal të Zi: Gjukanoviq në balotazh me 37 vjecarin Millatoviq, me diplomë Master në Universitetin e Oksfordit

Zgjedhjet parlamentae te zhvilluara dje ne Malin e Zi  kane nxjerre ne balotazh dy kandidate: Millo Gjukanoviq  61 vjec, perfaqesues i PDS dhe kandidati e Lëvizjes “Evropa Tani” Jakov Millatoviq, 36 vjec,  ish-ministrin e Financave në qeverine e Krivokapiqit. Ballafaqimi midis Gjukanoviq dhe Milatovoiq  do te zhvillohet ne date 2 prill 2023.

Sipas rezultateve preliminare të Qendrës për Tranzicion Demokratik bazuar në 100 për qind të mostrës së përpunuar   Kandidati i PDS-së në zgjedhjet presidenciale Millo Gjukanoviq ka marrë 35.3 për qind të votave.

Kandidati i Lëvizjes “Evropa Tani” Jakov Millatoviq fitoi 28,9 për qind, Frontit Demokratik Andrija Mandiq 19 për qind, Mali i Zi Demokratik Aleksa Beçiq 11,3 për qind.

Kandidatja e PSD-së Draginja Vuksanoviq Stankoviq 3.2 për qind, kandidati për Malin e Zi të Bashkuar Goran Daniloviq 1.3 për qind dhe  kandidati i pavarur Jovan Raduloviq Joxhir 0.8 për qind.

Në Malin e Zi 540.000 votues u thirrën të dielën të votojnë për presidentin e ri të vendit. Gjukanoviҫ kërkon të rizgjidhet, por këtë herë ka pasur konkurrencë të fortë. Kundër properëndimorit Gjukanoviҫ ka dalë Andrija Mandiҫ, i cili kërkon një afrim më të madh të vendit anëtar të NATO-s me Serbinë fqinje dhe Rusinë. Edhe Jakov Milatoviҫ, një ekonomist proeuropian doli në garë kundër Gjukanoviҫit. Këtë herë pritet që kandidatët të kalojnë në balotazh.

Millo Gjukanoviq, deri dje fituesi i padiskutueshëm i të gjitha zgjedhjeve presidenciale në raundin e parë, sipas rezultateve preliminare, fitoi pak më shumë se 123 mijë vota, gati 60 mijë më pak se në vitin 2018.

Milatoviq, zyrtar i partisë së themeluar një vit më parë, dje ka marrë më shumë se 102 mijë vota. Rezultati i tij është një përqindje më i ulët se ai i Mandiqit dhe Beçiqit së bashku. Me mbështetjen e tyre, ai mund të bëhet presidenti i parë i Malit të Zi që nuk është nga DPS, dhe pas futjes së sistemit shumëpartiak më shumë se 30 vjet më parë.

Kandidatja e Partisë Socialdemokrate, Draginja Vuksanoviq Stankoviq, pësoi kolaps në zgjedhje – nga 27 mijë votues përkrahës në vitin 2018, ajo ra në 11 mijë, që është një rënie prej 60 për qind.

Të drejtën e votës në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale kanë pasur 542.154 votues, ndërsa kanë votuar 350.231 ose 64 për qind.

61-vjeҫari Gjukanoviҫ që prej 33 vjetësh mban poste drejtuese në Malin e Zi akuzohet nga kundërshtarët e tij politikë për korrupsion ashtu si edhe partia e tij e qendrës së majtë DPS. Gjukanoviҫ dhe partia e tij nuk i pranojnë akuzat. Mali i Zi ndodhet prej muajsh në një krizë të thellë politike. Disa herë ka pasur votë mosbesimi në parlament dhe përplasje politike mes presidentit dhe deputetëve. Të enjten Gjukanoviҫ vendosi të shpërbëjë parlamentin dhe vendosi datën e zgjedhjeve të reja parlamentare më 11 qershor. Rezultati i zgjedhjeve presidenciale mund të ndikojë edhe në zgjedhjet parlamentare.

Kurse Milatović ka lindur në Titograd, ne vitin 1986, ku mbaroi shkollën fillore dhe të mesme Gjimanzin “Slobodan Skerovic”. Studimet universitare në fushën e ekonomisë i kreu në Fakultetin Ekonomik në Malin e Zi. Ai ka bere një vit akademik në Universitetin Shteteror te Illinois  si student ne SHBA: një semestër në Universitetin Ekonomik te Vjenes,  një vit akademik në Universitetin Sapienza te Romes si anëtar i BE.   Milatović përfundoi diplomën e tij Master në Ekonomi ne Universitetin e Oksfordit (Master ne Ekonomi). Ai ishte një bursist i qeverisë britanike Chevening. Ai ishte gjithashtu një anëtar i Fondacionit Gjerman Konrad Adenaur. Milatović flet rrjedhshëm anglisht, flet italisht dhe spanjisht.

Milatoviq ka punuar në NLB Group Podgorica, dhe Deutsche Bank, Frankfurd. Në vitin 2014 ai iu bashkua Bankes Europiane per Rindertim dhe Zhvillim në ekipin për analiza ekonomike dhe politike. Në vitin 2019 ai u promovua në ekonomist kryesor për vendet e BE-së, përfshirë Rumaninë, Bullgarinë, Kroacinë dhe Slloveninë, dhe u bazua në zyrën e Bankës në Bukuresht. Ai ka botuar një sërë artikujsh dhe është bashkëautor i dy librave.

Ekonomist  Jakov Millatoviq, ka shërber ne kabinetin malazes te Zdravko Krivokapic, si  Minister i Ekonomise dhe Zhvillimit Ekonomik nga 4 dhjetor 2020 deri më 28 prill 2022. Gjatë mandatit të tij, Jakov Milatoviç dhe ministri i financave Milojko Spajic prezantuan dhe zbatuan programin e diskutueshëm të reformës ekonomike “Evropa tani”. Në vitin 2022, Milatović dhe Spajić themeluan partinë politike  “Evropa tani”, e cila mori pjesë në zgjedhjet lokale të vitit 2022.

Jakov Milatoviq votoi për pavarësinë e Malit të Zi në Referendumin e Pavaresise se vitit 2006. Ai mbështet anetaresimin e Malit te Zi ne NATO dhe ne Bashkimin Euroipin. Ai eshte per marrëdhënie më të ngushta midis Malit të Zi dhe Serbisë.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button