Bota

Kina, huadhënësja më e madhe e ShBA-së

pekinSipas të dhënave të publikuara të enjten nga Departamenti amerikan i Thesarit, pas blerjes në maj të 6.9 miliardë dollarëve amerikanë, Kina tani zotëron mbi 1.27 trilionë dollarë bono thesari amerikane, duke u bërë huadhënësja më e madhe e Uashingtonit. Shifrat tregojnë gjithashtu se ky është muaji i tretë radhazi që Kina shton blerjen e borxheve amerikane. Ndërsa në maj, Japonia shiti 1 miliard dollarë borxhe amerikane, duke u renditur si huadhënësja e dytë më e madhe. Mësohet se deri në fund të majit, huadhënësit e huaj kanë zotëruar afro 6.13 trilionë dollarë bono thesari amerikane, shifër kjo pak më e ulët se në fund të prillit.

Nderkohe borxhi i jashtëm i Kinës në fund të marsit arriti në 10.28 trilion yuan ose 1.67 trilion dollarë amerikanë, bëri të ditur përmes një deklarate për mediat Administrata e Shtetit për Këmbimet e Huaja. Në këtë shumë nuk përfshihet borxhi i jashtëm i Hong-Kongut dhe Makaos dhe as i Rajonit Administrativ të Posaçëm të Tajvanit. Pjesa më e madhe e borxhit ndaj kreditorëve të huaj rezulton nga huatë afatshkurtëra, ndër të cilët borxhi i jashtëm me afat njëvjeçar është 7.24 trilion yuan, kurse borxhi i jashtëm afatmesëm dhe afatgjatë arriti në 3.04 trilion yuan. Përsa i përket strukturës së monedhës, borxhi dominohet nga monedha e huaj në 51.9% të boxhit të jashtëm të papaguar, ku 80% janë dollarë amerikanë, 6% në euro dhe 4 % në yen japonez.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button