Muzike

Publikohet videoklipi i Eneda Tarifës “Fairytale”

Publikohet  videoklipi i këngës shqiptare “Përrallë” të Eneda Tarifës, e cila do të na përfaqësojë në “Eurosong 2016”. Videoklipi “Fairytale” vjen në gjuhën angleze dhe është realizuar me shumë mjeshtëri.

Për veshjen e Enedës është kujdesur stilistja Bora Kokëdhima e cila me markën e saj “Savage”, do të jetë kuratorja e look-ut të Eneidës në “Eurosong”.

Fustanet e krijuara janë një ndërthurje e elementëve tradicionalë të Shqipërisë së Veriut, me materiale dhe copa, që janë një trend i ditëve të sotme.

Eneda është shquar gjithmonë për stilin e saj dhe duket se me këto veshje do të përfaqësohet më së miri në Suedi, ku dhe do të zhvillohet festivali.download

Gjatë përgatitjeve për videoklipin këngëtarja shqiptare realizoi edhe një set fotografish në fshatin turistik të Thethit, që do të shërbejë për intervista ndërkombëtare dhe përfaqësime të ndryshme.

Kënga “Përrallë” doli fituese e Festivalit të 54-t të Këngës në RTSH.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button