🌤️
Tiranë 27°C · Kryesisht kthjellët 06 June 2026
S&P 500 7,384 ▼2.64%
DOW 50,867 ▼1.35%
NASDAQ 25,709 ▼4.18%
NAFTA 90.54 ▼2.69%
ARI 4,365 ▼3.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1559 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3742 EUR/MKD 61.6747 EUR/RSD 117.3569 EUR/TRY 53.2474 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1559 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3742 EUR/MKD 61.6747 EUR/RSD 117.3569 EUR/TRY 53.2474 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $60,702 ▲ +0.14% ETH $1,558 ▼ -2.11% XRP $1.0950 ▼ -0.73% SOL $61.7800 ▼ -4.31%
S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 % S&P 500 7,384 ▼2.64 % DOW 50,867 ▼1.35 % NASDAQ 25,709 ▼4.18 % NAFTA 90.54 ▼2.69 % ARI 4,365 ▼3.1 %
EUR/USD 1.1559 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3742 EUR/MKD 61.6747 EUR/RSD 117.3569 EUR/TRY 53.2474 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1559 EUR/GBP 0.8643 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 95.3742 EUR/MKD 61.6747 EUR/RSD 117.3569 EUR/TRY 53.2474 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6088
06 Jun 2026
Breaking
Muzike

`Muzikë për njerëz të thyer` rrëfen rrugëtimin e shqiptarëve në diktaturë

Në kuadër të Javës së Kulturës Zvicerane, e cila do të zgjasë për 9 ditë, mbrëmë në Liceun Artistik të Tiranës, u zhvillua koncerti “Music for Broken People” (Muzikë për njerëz të thyer).

Performanca muzikore “Muzikë për njerëz të thyer” ishte një vepër e përbërë nga disa pjesë muzikore. Çdo pjesë, nëpërmjet performancës së orkestrës, rrëfen rrugëtimin e errët të diktaturës komuniste në Shqipëri nga viti 1945 deri në vitin 1990.

“Muzikë për njerëz të thyer” përfaqëson katër pjesë muzikore nëpërmjet të cilave kompozitori ka dashur të paraqesë në mënyrë kronologjike një tablo muzikale të gjendjeve emocionale, të kalvarit të vuajtjeve përgjatë periudhës komuniste në Shqipëri, që përmbyllet me besimin drejt lirisë.

Pjesa e parë titullohej Oppressis I dhe II (Të shtypurit). Sfondi i errët muzikal i kësaj pjese, përcolli hipokrizinë dhe egërsinë që sistemi totalitar përçoi në popull.

Pjesa e dytë “Deplorare Silenti” (Të vajtosh në heshtje): Kjo pjesë trajton gjendjen emocionale të njerëzve të shtypur nga ky regjim dhe zëri lirik i sopranos përfaqësonte zërin e tyre.

Pjesa e tretë titullohej “Dura Vita” (Jetë e vështirë) dhe trajtoi jetën e vështirë në Shqipëri që erdhi si pasojë e udhëheqjes politike e cila u reflektua te mbijetesa e popullit në varfërinë gjithëpërfshirëse në të gjithë vendin.

Në fund u interpretua pjesa e katërt “IV Relevium” (paqe, çlirim, liri). Kjo pjesë vjen me një sfond të qetë dhe linear, sa melankolik aq dhe shpresëdhënës, ku nevoja për liri dhe besim është e pranishme.

Ky aktivitet mbështetet nga Swiss Cultural Fund, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, zbatuar nga Qendra për Biznes, Teknologji dhe Lidership CBTL.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.