🌦️
Tiranë 10°C · Rrebesh i lehtë 22 April 2026
S&P 500 7,138 ▲1.05%
DOW 49,490 ▲0.69%
NASDAQ 24,658 ▲1.64%
NAFTA 92.71 ▲3.39%
ARI 4,757 ▲0.8%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043 EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043
₿ CRYPTO
BTC $78,504 ▲ +3.77% ETH $2,393 ▲ +3.38% XRP $1.4375 ▲ +0.87% SOL $87.1900 ▲ +1.98%
S&P 500 7,138 ▲1.05 % DOW 49,490 ▲0.69 % NASDAQ 24,658 ▲1.64 % NAFTA 92.71 ▲3.39 % ARI 4,757 ▲0.8 % S&P 500 7,138 ▲1.05 % DOW 49,490 ▲0.69 % NASDAQ 24,658 ▲1.64 % NAFTA 92.71 ▲3.39 % ARI 4,757 ▲0.8 %
EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043 EUR/USD 1.1750 EUR/GBP 0.8700 EUR/CHF 0.9171 EUR/ALL 95.5589 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3505 EUR/TRY 52.7711 EUR/JPY 187.20 EUR/CAD 1.6043
22 Apr 2026
Breaking
Bota

A do ta çojnë zgjedhjet europiane Gjermaninë në zgjedhje të parakohshme

Rezultati i zgjedhjeve për Parlamentin e BE flet për të ardhmen e pasigurt të qeverisë gjermane. Partitë pro-europiane morën shumicën e votave, por rënia e SPD mund të rrezikojë koalicionin qeverisës, mendon Ines Pohl.

Shkruan: Ines Pohl

Frika që ekzistonte ishte se partitë antieuropiane të krahut të djathtë do të fitonin në zgjedhjet europiane. Në Gjermani, Austri dhe Holandë, kjo nuk ndodhi.

Ky është rezultati pozitiv i zgjedhjeve të fundjavës.

Polarizimi midis nacionalistëve dhe pro-europianëve i motivoi me sa duket njerëzit, që të merrnin pjesë në votime dhe shumë vende kanë raportuar për pjesëmarrje në votime më të madhe se zakonisht. Shumë më tepër votues të moshës nën 30 vjeçare, votuan kësaj herë në krahasim me herën e kaluar, një tregues tjetër që thotë se njerëzit janë të interesuar në temën e Europës dhe në çështjen se si duam të bashkëjetojmë.

Në këtë grupmoshë fituesit janë Të gjelbërit, të cilët ishin në gjendje të përvetësonin çështjen kyçe të së ardhmes, mbrojtjen e klimës.

Humbje për socialdemokratët e Gjermanisë

Për socialdemokratët gjermanë, kjo e diel ka qenë shkatërrimtare. Partia më e vjetër demokratike gjermane ra nën nivelin europian, duke marrë nën 16 për qind të votave. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte: Në Bremen, një shtet federal gjerman ku socialdemokratët kanë kryesuar prej 73 vjetësh, u mbajtën të dielën edhe zgjedhjet lokale. Ato i fituan kristiandemokratët për herë të parë në histori.

Kjo humbje e dyfishtë nuk do të mbesë pa pasoja. Humbjet tregojnë se partia ndodhet në gjendje të vështirë dhe se riorientimi i përgjithshëm është e vetmja rrugë për vazhdimësinë e saj dhe shansin për të pasur të ardhme.

Zgjedhjet e parakohshme të mundshme

Në Bruksel do të flitet ditët e ardhshme se cilat parti do të marrin postet drejtuese. Në Gjermani ky diskutim do të jetë fundamental. Pyetja kryesore është: Sa kohë do të vazhdojë koalicioni qeverisës të torturojë veten dhe gjithë vendin?

Duke pasur parasysh rezultatet e zgjedhjeve të fundjavës është shumë e mundshme që pas 14 vjetësh, periudhës së Merkelit t’i vijë fundi prej partnerit në koalicion, socialdemokratëve. Nëse ndodh kjo, atëherë do të duhet të zhvillohen zgjedhje të parakohshme në fund të këtij viti. Ato do të jenë zgjedhje me shumë pyetje të hapura dhe me një gjë shumë të sigurt, se Angela Merkel nuk do të jetë më në gjendje të marrë sërish postin./DW/

Ines Pohl, kryeredaktore DW

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.