☁️
Tiranë 18°C · Vranët 24 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $80,713 ▼ -1.23% ETH $2,369 ▼ -1.47% XRP $1.2817 ▼ -3.22% SOL $101.9800 ▼ -2.45%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1201 EUR/GBP 0.8375 EUR/CHF 0.9237 EUR/ALL 90.7475 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5185 EUR/TRY 55.7035 EUR/JPY 175.69 EUR/CAD 1.5682
24 Tet 2026
Breaking
Politika

Tabaku thirrje qytetarëve për pjesëmarrje: T’i tregojmë këtij sistemi forcën e shumicës, sot në protestë!

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestë, duke theksuar se pjesëmarrja e tyre është përgjigjja ndaj një sistemi që, sipas saj, mbështetet te frika, përqendrimi i pushtetit dhe interesat e një pakice.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku denoncoi trajtimin e protestuesve gjatë dhjetë ditëve të fundit. Sipas saj, qytetarët që kanë mbushur rrugët dhe sheshet e Tiranës janë përballur me dhunë, kërcënime, arrestime dhe shpifje, vetëm sepse mendojnë ndryshe dhe kërkojnë të dëgjohen.

“Për 10 ditë me radhë, protestuesit janë rrahur, janë sulmuar, janë kërcënuar, janë arrestuar dhe është shpifur ndaj tyre”, u shpreh ajo.

Tabaku akuzoi kryeministrin Edi Rama se po i vendos shqiptarët kundër njëri-tjetrit. Ajo përmendi sulmet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve për vendime që, sipas saj, nuk i pëlqejnë kryeministrit, si edhe ndaj të rinjve, studentëve, pedagogëve dhe mësuesve që marrin pjesë ose mbështesin protestën.

Në mesazhin e saj, deputetja e PD-së theksoi se protesta shpreh kërkesën e shumicës së shqiptarëve për ndryshim. Ajo bëri thirrje që kjo kërkesë të dëshmohet përmes një pjesëmarrjeje edhe më të madhe në shesh, përballë pakicës që, sipas saj, mban në këmbë pushtetin e Edi Ramës.

“Ky sistem do të rrëzohet nga protesta e lirë e njerëzve”, deklaroi Tabaku, duke e lidhur protestën me kërkesën për një Shqipëri ndryshe dhe europiane.

Në përfundim, ajo u bëri apel qytetarëve të bashkohen për të mbrojtur zërin e rinisë dhe për të kundërshtuar përçarjen, kërcënimet dhe arrestimet.

“Për të mbrojtur atë që sot i ka mbetur Shqipërisë: zërin e fortë të rinisë. Në protestë!”, përfundoi Tabaku.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.