☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 02 Tetor 2026
S&P 500 7,721 ▲0.71%
DOW 51,166 ▲0.47%
NASDAQ 27,167 ▲1.1%
NAFTA 91.12 ▼1.88%
ARI 4,176 ▼0.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $84,071 ▼ -0.7% ETH $2,664 ▼ -1.3% XRP $1.4656 ▼ -2.14% SOL $117.7800 ▼ -0.38%
S&P 500 7,721 ▲0.71 % DOW 51,166 ▲0.47 % NASDAQ 27,167 ▲1.1 % NAFTA 91.12 ▼1.88 % ARI 4,176 ▼0.62 % S&P 500 7,721 ▲0.71 % DOW 51,166 ▲0.47 % NASDAQ 27,167 ▲1.1 % NAFTA 91.12 ▼1.88 % ARI 4,176 ▼0.62 %
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
02 Tet 2026
Breaking
Kosova

A ia nxori “sekretin” AKI-së Auditorja? Dyshime për certifikatat e sigurisë së raportit për digat

Raporti i ZKA-së për sigurinë e digave u klasifikua "i kufizuar" dhe nuk do të publikohet; sipas burimeve të KIKS Kosova, auditorët që e hartuan nuk kishin certifikata sigurie.

Raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit për sigurinë e digave është klasifikuar me nivelin “I Kufizuar”, ndërsa institucionet nuk po tregojnë nëse personat që e hartuan, rishikuan dhe pranuan dokumentin i plotësonin kushtet e sigurisë, sipas hetimit të ri të emisionit Kiks Kosova në Klan Kosova.

Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, në qershor konfirmoi se auditimi kishte përfunduar, por raporti nuk do të publikohej. “Sot kemi finalizuar raportin e auditimit ‘Monitorimi, mirëmbajtja dhe siguria e digave në Kosovë’. Ky raport i auditimit nuk do të publikohet, por vetëm i është dërguar palëve audituese përgjegjëse për zbatimin e rekomandimeve të auditimit”, kishte thënë ajo.

Sipas Spancës, publikimi i të dhënave mund të cenonte sigurinë e infrastrukturës vitale dhe të ekspozonte dobësi që mund të rrisnin rrezikun për sigurinë publike. Ajo tha se vendimi ishte marrë duke u bazuar në legjislacionin për informacionin e klasifikuar dhe pas rekomandimeve të organeve kompetente të sigurisë, duke falënderuar Agjencinë Kosovare për Inteligjencë dhe Agjencinë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar për mbështetjen në këtë proces.

Megjithatë, përgjigjja e Agjencisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar (AMIK) hapi një çështje tjetër: kush ka pasur të drejtë ta shohë raportin. AMIK konfirmoi se drejtuesit e institucioneve të pavarura, përfshirë ZKA-në, kanë kompetencë ligjore për klasifikimin e informacionit — por sqaroi se personat që kanë qasje në informacion të klasifikuar duhet t’i plotësojnë kushtet e përcaktuara me Ligjin për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, përfshirë pajisjen me Certifikatë të Sigurisë së Personelit kur kërkohet për nivelin përkatës të klasifikimit, si dhe respektimin e parimit të “Nevojës për të ditur”.

Sipas burimeve të mirëinformuara të Kiks Kosova, auditorët që kanë punuar në hartimin e raportit dhe personat që e kanë rishikuar atë nuk kanë pasur certifikata sigurie. Kiks Kosova e pyeti AMIK-un nëse ZKA-ja kishte kërkuar konsultim për klasifikimin e raportit dhe nëse Agjencia kishte dhënë rekomandim, vlerësim apo opinion — pyetje të cilave AMIK nuk iu përgjigj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.