🌦️
Tiranë 13°C · Rrebesh i lehtë 23 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 81.64 ▼2.12%
ARI 3,620 ▲2.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729 EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729
₿ CRYPTO
BTC $61,300 ▲ +0.87% ETH $1,725 ▲ +1.13% XRP $0.9417 ▲ +2.02% SOL $72.6100 ▲ +3.6%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 81.64 ▼2.12 % ARI 3,620 ▲2.98 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 81.64 ▼2.12 % ARI 3,620 ▲2.98 %
EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729 EUR/USD 1.0975 EUR/GBP 0.8381 EUR/CHF 0.9224 EUR/ALL 89.8554 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6256 EUR/TRY 55.5281 EUR/JPY 174.18 EUR/CAD 1.5729
23 Nën 2026
Breaking
Kronika

Mashtroi se vuante nga leucemia dhe përfitoi 190 mijë euro nga donacionet e “GoFundMe”, arrestohet i riu shqiptar!

Endrit Azemi është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se ka mashtruar qytetarët e Kosovës dhe diasporës, duke pretenduar se vuante nga leucemia akute dhe duke mbledhur përmes donacioneve afro 190 mijë euro.

Rasti ka të bëjë me një fushatë humanitare të organizuar përmes platformës “GoFundMe”, por edhe me mbledhjen e parave të gatshme nga qytetarët në sheshin e Gjilanit.

Përmes kësaj fushate, qytetarët e shumtë kishin kontribuar financiarisht, me shpresën se po ndihmonin në trajtimin dhe rehabilitimin e Endrit Azemit.

Madje, motra e tij, Kosovare Azemi, kishte bërë thirrje publike për ndihmë, duke kërkuar nga qytetarët që të kontribuonin me aq sa kishin mundësi.

Mirëpo, Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë të ditur se pas verifikimeve është konstatuar se i dyshuari nuk vuante nga sëmundja për të cilën kishte kërkuar ndihmë financiare.

Sipas Prokurorisë, Azemi dyshohet se që nga 9 nëntori 2026 kishte sajuar një histori të pavërtetë, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror.

Pas marrjes së informacioneve të para, Prokuroria dhe Policia e Kosovës kanë nisur hetimet dhe kanë arritur t’i bllokojnë paratë në të gjitha llogaritë bankare të identifikuara në kuadër të rastit.

I dyshuari është arrestuar më 21 nëntor, rreth orës 22:00, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Prokuroria ka bërë të ditur se brenda afatit ligjor do t’i drejtohet Gjykatës Themelore në Gjilan me kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Rasti po hetohet për veprën penale të “Mashtrimit”, nga neni 323 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

I dyshuari konsiderohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të vërtetohet me vendim përfundimtar të gjykatës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.