☁️
Tiranë 16°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.29 ▲2.2%
ARI 4,107 ▼1.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $82,808 ▲ +0.14% ETH $2,440 ▲ +0.02% XRP $1.3451 ▲ +0.78% SOL $105.0000 ▼ -0.75%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.29 ▲2.2 % ARI 4,107 ▼1.03 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.29 ▲2.2 % ARI 4,107 ▼1.03 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

A ka më fuqi protesta të prodhojë ‘stuhi’ lajmesh perëndimore?

Nga Fatos Çoçoli

Kur një protestë hyn në ditën e saj të 53-të, pyetja nuk është më vetëm nëse ajo vazhdon të ekzistojë, por nëse vazhdon të ketë aftësinë të imponojë agjendën mediatike, brenda dhe jashtë vendit. Në epokën e cikleve të shpejta të informacionit, ku ngjarjet zëvendësojnë njëra-tjetrën brenda pak orësh, mbajtja e vëmendjes së mediave ndërkombëtare është një sfidë e madhe për çdo lëvizje proteste.

Edhe në mediat e vendit, vetem një media e rëndësishme televizive vijon ta transmetojë protestën drejtpërsëdrejti për 53 ditë rrjesht. Pesë ose gjashtë mediat e tjera të rëndësishme të vendit, disa shumë më të mëdha se vetë kjo medie, kanë javë që nuk e japin më protestën drejtpërsëdrejti.

Por a mundet një protestë që ka hyrë në ditën e saj të 53-të të prodhojë ende një “stuhi” lajmesh në mediat perëndimore?

Vëmendja mediatike nuk është e pafund

Historia e protestave në vende të ndryshme tregon se interesi i mediave ndërkombëtare zakonisht është më i madh në fazat e para të një lëvizjeje. Fillimi i protestës, përmasat e saj, kërkesat, reagimi i autoriteteve dhe çdo zhvillim i pazakontë krijojnë elementin e risisë, që është një nga kriteret kryesore të raportimit.

Tek ne, mosreagimi i autoriteteve shtetërore, pra lënia e protestës të lirë të derdhej në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe të shkontë në çdo rrugë të Tiranës që vendoste për 53 ditë rrjesht, nuk i dha shkëndijat protestës që të përbënte përballja me autoritetet lajm “perëndimor”.

Me kalimin e kohës, një protestë duhet të ofrojë zhvillime të reja, për të mbetur në qendër të vëmendjes. Nëse protesta vazhdon me të njëjtin format, sikurse është protesta jonë paqësore 53 ditëshe, pa ndryshime të rëndësishme, interesi mediatik zakonisht zbehet, edhe nëse pjesëmarrja mbetet e konsiderueshme.

Çfarë e bën një protestë lajm ndërkombëtar?

Mediat perëndimore zakonisht i kushtojnë vëmendje një proteste, kur ajo përmbush një ose disa nga këta elementë. Ose paraqet zhvillime të reja me rëndësi politike ose shoqërore, ose ka ndikim në stabilitetin institucional ose ekonomik të vendit, ose lidhet me çështje që kanë interes ndërkombëtar (p.sh., revolta ndaj projekteve të pjestarëve të familjes Trump në Shqipëri, të drejtat e njeriut ose zgjedhjet. Në mungesë të këtyre elementeve, raportimi perëndimor priret të bëhet më sporadik.

“Stuhia” e lajmeve nuk krijohet vetëm nga kohëzgjatja

Një protestë nuk prodhon automatikisht jehonë ndërkombëtare, vetëm sepse zgjat shumë. Kohëzgjatja mund të jetë një faktor, por nuk është e mjaftueshme. Ajo që tërheq interesin e mediave janë zhvillimet e reja: ndryshimet në strategjinë e protestës, vendime të rëndësishme institucionale, negociata, përshkallëzim apo zgjidhje të konfliktit. Pa këto elemente, edhe një protestë afatgjatë mund të kalojë në plan të dytë. Dhe protesta jonë kështu ka kaluar.

Faktorët ndërkombëtarë ndikojnë në vëmendje

Edhe nëse një protestë mbetet aktive, ajo konkurron me ngjarje të tjera globale. Konflikte ndërkombëtare, zgjedhje në vende të rëndësishme, zhvillime ekonomike apo kriza humanitare mund të zhvendosin fokusin e redaksive të lajmeve në mbarë botën.

Për këtë arsye, niveli i mbulimit nuk varet vetëm nga dinamika e protestës, por edhe nga konteksti ndërkombëtar.

Një tjetër element është aftësia për të ndërtuar një narrativë që të kuptohet nga publiku ndërkombëtar. Mesazhet e qarta, kërkesat e artikuluara dhe zhvillimet e verifikueshme kanë më shumë gjasa të tërheqin interesin e mediave, sesa retorika e përgjithshme apo përsëritja e të njëjtave skena.

Protesta jonë paqësore e ka humbur krijueshmërinë dhe koloritin që kishte në 10 ditët e para të saj, kur edhe prodhoi “stuhinë” e lajmeve perëndimore.

Në ditën e saj të 53-të, protesta mund të vazhdojë të jetë një lajm, por jo domosdoshmërisht një lajm kryesor në mediat perëndimore. Për të rikthyer një mbulim të gjerë ndërkombëtar, zakonisht nevojiten zhvillime të reja, me rëndësi të qartë publike dhe politike.

Dhe të tillë fuqi duket se kjo protestë nuk e ka më.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.