☁️
Tiranë 15°C · Vranët 27 Nëntor 2026
S&P 500 7,183 ▼0.25%
DOW 50,183 ▲0.33%
NASDAQ 23,586 ▼0.62%
NAFTA 84.80 ▲1.34%
ARI 3,675 ▲3.1%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
₿ CRYPTO
BTC $61,390 ▲ +0.87% ETH $1,719 ▲ +0.8% XRP $0.9705 ▲ +2.02% SOL $73.2800 ▲ +3.27%
S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.80 ▲1.34 % ARI 3,675 ▲3.1 % S&P 500 7,183 ▼0.25 % DOW 50,183 ▲0.33 % NASDAQ 23,586 ▼0.62 % NAFTA 84.80 ▲1.34 % ARI 3,675 ▲3.1 %
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
27 Nën 2026
Breaking
Mali i Zi

A ka shumicë për buxhetin? Ministrat e Partisë Boshnjake dhe Forumit Shqiptar veçuan mendimin në qeverinë malazeze

Ministria e Financave u kërkoi gazetarëve ta shpërfillnin njoftimin për miratimin e buxhetit 2027, ndërsa burime të Vijesti thonë se shumica e nevojshme në qeveri ende nuk është e qartë.

Ministria e Financave e Malit të Zi, e drejtuar nga ministri Novica Vuković, pak më shumë se 10 minuta pasi njoftoi zyrtarisht se Qeveria kishte miratuar propozimin e buxhetit dhe vendimin për huamarrje — lajm që e përcollën shumica e mediave — dërgoi një email të ri ku u kërkoi gazetarëve ta shpërfillnin informacionin e parë.

Në emailin e ri, siç njofton Vijesti, Ministria shkroi: “Ju lutemi ta shpërfillni emailin e mëparshëm për miratimin e Propozimit të Ligjit për Buxhetin për vitin 2027 dhe Vendimin për huamarrjen. Kërkojmë ndjesë për gabimin teknik, faleminderit për mirëkuptimin…”

Sipas Vijesti, në nivel qeverie ende nuk është përcaktuar saktësisht nëse propozimi i buxhetit dhe vendimi për huamarrjen morën shumicën e nevojshme, sepse, sipas disa burimeve jozyrtare, ministrat e popujve pakicë veçuan mendimin e tyre.

Një burim i Vijesti, i pranishëm në seancë, pretendon se aktet e propozuara nuk morën shumicën e nevojshme të votave të ministrave, ndonëse kryeministri Milojko Spajić pas shqyrtimit të dokumenteve tha se ato ishin miratuar.

Dy burime të tjera nga Qeveria thanë për Vijesti se propozimet u miratuan, dhe se mendimin e veçuan ministrat nga Partia Boshnjake (BS) dhe Forumi Shqiptar (AF).

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.