Uji nga burimi Mareza në Podgoricë nuk është i pijshëm as pas vlimit
Ndërmarrja "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" e Podgoricës njofton se në burimin Mareza është konstatuar turbullirë e ndjeshme dhe u bën thirrje përdoruesve të mos e pinë ujin as pas vlimit, por të përdorin alternativa të sigurta.
Uji nga burimi Mareza nuk është i pijshëm as pas vlimit, ka njoftuar ndërmarrja “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” e Podgoricës, siç njofton Vijesti.
Sipas matjeve të fundit, në këtë burim është konstatuar turbullirë e ndjeshme e ujit.
“I njoftojmë përdoruesit që ujin nga ky burim të mos e përdorin as pas vlimit, por të përdorin alternativa të sigurta të furnizimit me ujë”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e ndërmarrjes, përcjell Vijesti.
Nga ujësjellësi i Podgoricës shtojnë se parametri i turbullirës po monitorohet vazhdimisht dhe se përdoruesit do të njoftohen në kohë për çdo ndryshim.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.