Opinion

A mbijetojnë dot në PD “mbështetësit” e reformës në drejtësi?

Nga Mero BAZE

Berisha njeh dhe respekton vetëm ata që i kanë dalë përballë dhe e kanë gjunjëzuar, dhe megjithëse bën sikur i respekton, ka një bezdi dhe neveri nga ata që i përdhunon përditë në selinë e PD. Koha për të lënë gjurmë brenda PD është tani, pasi i vetmi person, që ka nevojë të mbijetojë brenda PD është Berisha, dhe jo deputetët e thjeshtë, që kanë ngritur dorën dhe kanë marrë rrogën, si gjatë tetë viteve në pushtet, ashtu dhe tani në opozitë.

Partia Demokratike është rrethuar politikisht nga diplomacia perëndimore, për shkak të përdorimit të saj nga Sali Berisha për interesa të tij familjare, lidhur me reformën në drejtësi. Edhe pse shumë diplomatë janë të bindur se i bëjnë votat e duhura për të miratuar reformën, pyetja bazale që shtrohet është: A mbijetojnë dot politikisht “mbështetësit” e mundshëm të reformës në PD?

Nëse i hedh një sy historisë politike të PD, që vërtitet rreth Sali Berishës në shumë momente kyc të saj gjatë këtyre 25 viteve, gjithmonë ka dalë dikush nga brenda PD që ka përfaqësuar diçka.

Në vitin 1992 doli Aleanca Demokratike, që përfaqësonte frymën liberale dhe kundërshtinë e saj të hapur ndaj grumbullimit të pushtetit në duart e Berishës.

Më 1993 doli Abdi Baleta, që përfaqësonte një lloj nacionalizmi etnik, pas incidenteve me Greqinë.

Në vitin 1994 doli Petrit Kalakula, që përfaqësonte kauzën e pronarëve dhe frymën e së djathtës në PD.

Në vitin 1995 doli Eduard Selami, që kundërshtoi drejtimin autoritar të PD nga Berisha dhe ndarjen e përgjegjësive për humbjen e referendumit, duke hyrë në histori si i vetmi kryetar i PD që nuk e lanë të hyjë në mbledhjen e PD.

Në vitin 1996 dolën disa ish- ministra, që kundërshtuan izolimin e PD dhe futjen e saj në konflikt me SHBA, pas zgjedhjeve të vjedhura të 26 Majit, mbi të cilët shquante Dashamir Shehi.

Në vitin 1997 në shenjë proteste, prej PD u shkëputën rreth 12 deputetë dhe ish- ministra, për të shprehur refuzimin e tyre për aktin e Berishës, që po çonte vendin në luftë civile. Ndërkohë, armiq të hershëm të tij si Imami, Ceka, Gjinushi etj, ishin radikalizuar, duke mos pranuar as paqen me Berishën. Imami shkoi në ekstrem, duke u vetëshpallur dhe një lloj shefi i Komiteteve të Shpëtimit në Jug, që donin të marshonin me armë drejt Tiranës.

Më pas në vitin 1999, Pollo përfaqësoi presionin perëndimor për të zëvendësuar Berishën me emra të rinj, por për shkak të karakterit të tij meskin e shkatërroi grupin që ju bashkua me shpejtësi, duke i ikur në fund dhe Nard Ndoka.

Hemoragjia e PD vazhdoi me ritme më të ulëta, pasi thuajse nuk i mbeti më njeri, deri në vitin 2003, kur Berisha filloi të lëpinte ata që kishte pështyrë.

Kështu, filloi kthesa e tij dhe prej vitit 2003, filloi të thërriste dhe t’u binte në gjunjë, gjithë atyre që kishte zbuar dhe kishte luftuar dhe me dhunë fizike brenda PD, çka u kurorëzua në vitin 2005 me rikthimin e shumicës së tyre në PD. Ai harroi armiqësinë me Imamin, Rulin, Pollon, Shehun, Ndokën, Brojkën, Selamin, Pashkon e gjithkënd tjetër, vetëm për hir të pushtetit, duke e kuptuar se rruga e vetme që ai të vinte në pushtet, ishte që të ishin të bashkuar.

Kush e njeh dhe e kupton mirë këtë histori, mund të kuptojë se sot është momenti të bëjë politikë në PD dhe të dëshmojë individualitetin e vet. Dikush duhet të lërë shenjë brenda asaj partie se është pro Perëndimit dhe kundër Berishës.

Nuk është e vërtetë se janë deputetët e PD, ata që tani i kanë nevojën Berishës. Është Berisha dhe Basha që ka nevojën e tyre, dhe nëse tenton t’i largojë pas këtij akti. PD ka rrugë të gjatë për t’u rikthyer në pushtet, dhe në atë rrugë, ajo nuk mund të bëhet fituese, nëse nuk afron personalitete dhe njerëz që publiku i beson për individualitetin e tyre. Brenda atij grupi është një shkretëtirë e dhimbshme politike, që lufton për mbijetesë, por koha për ta formuar atë individualitet është tani, kur çdo deputet që mund të rreshtohet me Perëndimin kundër Berishës, mund të detyrojë Berishën, jo që të mos grisë mandatet e PD, por t’i bjerë në gjunjë secilit prej tyre, në rrugën e gjatë për t’u rikthyer në pushtet.

Ne që kemi parë se si Berisha tmerrohej nga thirrjet e Imamit për luftë civile dhe sulm me armë e tanke mbi Tiranën, dhe si e mori Berisha në paradhomë, për hir të pushtetit, jemi të qartë se Berisha nuk ka as parime, as skrupuj, por vetëm interesa. Koha për ta ndalur Berishën dhe për ta bërë t’u gjunjëzohet ai, atyre që duan të bëjnë histori në PD, është tani. Pas një viti kur t’i nxjerrë nga listat dhe t’i lërë rrugëve, nuk do t’i dhimbsen askujt, pasi janë të padobishëm për gjithkënd. Mbi të gjitha do argëtojnë Berishën dhe djalin e tij me çantë të zezë në dorë, që do ta bëjnë listën si ankand çmimesh.

Ai është simboli i pabesisë ndaj gjithkujt që ka punuar me të. Mjaftojn të kujtojnë garën e fundit brenda PD, kur ai u angazhua personalisht kundër Sokol Olldashit dhe ish- mbështetësve të tij, duke i shkëputur disa emra të njohur të PD, të cilët i gënjeu se do t’i përfshinte në ekipin e Bashës, por që nuk u hap më as telefonin.

Fati ndihmoi Berishën, duke hequr dhe fizikisht Olldashin nga skena, i cili mund të ishte bërë heroi i kësaj situate poshtëruese për PD dhe raportet e saj me Perëndimin dhe shoqërinë shqiptare. Ai po tenton të frikësojë gjithkënd që do të dalë nga rreshti, me idenë se nuk do ta fusë në listë një vit më vonë, por e vërteta është se ata ku ai dyshon, dhe sikur t’i rrinë besnikë sot, nuk do jenë në listë mot.

Vendimin për të ardhur PD në pushtet, nuk e merr Berisha po shqiptarët, dhe shqiptarët do ta shtyjnë gjatë këtë vendim, derisa të shikojnë se aty për gjithçka vendos Berisha. Ndaj do të jetë Berisha ai që do t’u bjerë në gjunjë atyre që do të votojnë sot reformën dhe do jenë ata që do të nderojnë PD nesër kur historia të dëshmojë se një parti u mobilizua me dhunë kundër Perëndimit për hir të interesave të një familje kriminale.

Berisha njeh dhe respekton vetëm ata që i kanë dalë përballë dhe e kanë gjunjëzuar, dhe megjithëse bën sikur i respekton, ka një bezdi dhe neveri nga ata që i përdhunon përditë në selinë e PD. Koha për të lënë gjurmë brenda PD është tani, pasi i vetmi person, që ka nevojë të mbijetojë brenda PD është Berisha, dhe jo deputetët e thjeshtë, që kanë ngritur dorën dhe kanë marrë rrogën, si gjatë tetë viteve në pushtet, ashtu dhe tani në opozitë.

Related Articles

Comente

  1. Ne shqiperi jane dy rryma:Njera per te futur shqiperine ne Europe qe do ta rilindi dhe ajo e grupit fashist te Adriatik Llalles,Sali Berishes,Bujar Nishanit,Jozefina topallit Lulezim Bashes,kastriot Islamit qe duan ta varrosin popullin shqipetar per te mbuluar vrasjet dhe vjedhjet marramendese dhe shqiperia te mos jete ne Europe ,SHBA,BE ,NATO.Fashizmi ne historine e njerezimit nuk ka fituar.

  2. Te hanen parlamenti Shqipetar te shkarkoje Prokurorin e Pergjithshem,Presidentin,kryetarin gjykates se larte,Prokuroret dhe gjykatesit ne Tirane.SHBA,BE te dergojne urgjentisht NATO ne Tirane per te eleminuar ISIS llalla-berisha-nishani-basha -topalli Islami.Noka.Te shpetohet populli shqipetar nga grupi fashist-terrorist Llalla.

  3. Adriatk llalla nuk eshte plehu me i erret por armiku me i madh ne historine e shqipetareve.Hajduti mbron Hajdutin cfare ben Parlamenti shqipetar? A jane shqipetare deputete e popullit shqipetar?Turpi shqipetar nuk ka fund.SHBA,BE ,NATO te veprojne menjehere.Te shpetohet populli shqipetar

  4. Parlament shqipetar para miratimit te reformes ne drejtesi te shkarkohen Bujar Nishani dhe Adriatik Llalla.Ilir Meta e mbron Adriatik Llallen .Hajduteria mbrojne njeri tjetrin.Prokuror i pergjithshem te Emerohet SHkelqim Hajdari i cili duhet te degjohet nga deputetet dhe te behet emerimi.Spartak Ngjela Zv prokuror i Pergjithshem ose Drejtor i FBI.Ne qofte se keto nuk behen parlamenti shqipetar te ndryshoje emerin nga REPUBLIKA E SHQIPERISE NE REPUBLIKA E HAJDUTERISE.

  5. Parlamenti shqipetar ose te miratoje reformen ne drejtesi ose degjoni kopene e hajduterise te sali berishes lulezim bashes bujar nishanit adriatik llalles dhe ndryshoni emrin nga Republika e shqiperise ne Republika e Hajduterise dhe varrosni popullin shqipetar.

  6. Plehu hajdut Kastriot Islami eshte hedhur kunder Reformes ne Drejtesi >kerkon te shpetoje nga vjedhjet dhe te varrosi popullin shqipetar.SHBA,BE te dergojne NATO ne tirane dhe te digjen te gjalle nipi i hajdutit Ahmet Zogu,Fatos Nano,Ilir Meta,Sali Berisha,Lulezim Basha,Bujar Nishani,Adriatik Llalla,Flamur Koka,Jozefina topalli dhe hajduterine e PD fashiste.PD jashte ligjit.

  7. raporti gjerman eshte vone por ne kohe.Shteti i paligjshem fashist i Sali brishes,Lylezim Bashes,Bujar Nishanit,Adriatik Llalles,Lika,Kastriot Islamit ne shqiperi duhet eleminuar urgjentisht para miratimit te reformes.Kete ta beje SHBA dhe BE.NATO ne Tirane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button