A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual
“Ndërsa diplomatët e NATO-s vlerësojnë se zhvillimi i samitit të Aleancës në Shqipëri vitin e ardhshëm mbetet pak i mundshëm, Tirana po propozon një format më fleksibël për organizimin e tij, përfshirë shtyrjen e takimit ose zhvillimin e një samiti virtual.
Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, në një deklaratë për median ‘Politico.eu’ është shprehur se Shqipëria është e gatshme të shqyrtojë alternativa për organizimin e takimit të nivelit të lartë të NATO-s”.
Kështu thuhet në një shkrim të Politico.eu, botuar këtë të mërkurë.
Por si është e vërteta?
Burime të Vox News nga Ministria e Mbrojtjes, e kanë përgënjeshtuar këtë hipotezë, pra të zhvillimit virtual të Samitit të NATO-s.
Sipas këtyre burimeve, deklarimet e dhëna nga ministri Nufi para një jave në Bruksel, janë njerrë jashtë konteksti.
Shqipëria është gati të presë normalisht Samitin e NATO-s, data e të cilit për momentin nuk është vendosur ende. (Vox News)



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.