⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,299 ▼ -0.92% ETH $2,240 ▲ +0.61% XRP $1.2445 ▼ -0.66% SOL $95.2600 ▼ -2.01%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Abdixhiku reagon sërish: Dje u refuzua kandidati i LDK-së për president, zgjedhjet e reja nuk ishin agjendë e jona

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar sërish pas zhvillimeve të fundit politike duke thënë se nuk ka pasur një marrëveshje qeverisëse mes LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje që të mund të refuzohej.

Abdixhiku, përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka theksuar se LDK-ja kishte vendosur të qëndronte në opozitë dhe se të gjithë deputetët e partisë ishin pajtuar me këtë qëndrim.

“Dje nuk u refuzua asnjë marrëveshje qeverisëse me VV-në, sepse një marrëveshje e tillë nuk ekzistonte. LDK-ja kishte vendosur të qëndronte në OPOZITË. Të gjithë deputetët tanë ishin pajtuar me këtë pozicion”, ka shkruar Abdixhiku.

Ai ka kritikuar deklaratat që e paraqesin situatën si refuzim të një marrëveshjeje politike, duke pyetur se çfarë është “shpëtuar” me këtë veprim.

“Prandaj, për çfarë po rrahin gjoks? Çfarë paskan shpëtuar?”, ka deklaruar ai.

Sipas Abdixhikut, ajo që është refuzuar ka qenë zgjidhja për presidentin e Kosovës, pasi nuk është votuar kandidati i propozuar nga LDK-ja. Ai pretendon se ky zhvillim e ka përcaktuar edhe rrjedhën e mëtejshme politike të vendit.

“Dje u refuzua zgjidhja e Presidentit të Kosovës. U refuzua votimi i kandidatit të propozuar nga LDK-ja dhe, me këtë refuzim, u përcaktua edhe fati i vendit, zgjedhje të reja”, ka shkruar kreu i LDK-së.

Abdixhiku ka thënë se zgjedhjet e reja nuk kanë qenë pjesë e agjendës së LDK-së dhe se ato nuk kanë qenë as kërkesë e as vendim i anëtarësisë së partisë.

“Zgjedhjet e reja nuk kanë qenë agjendë e LDK-së. Nuk kanë qenë as kërkesë dhe as vendim i anëtarësisë sonë”, ka theksuar ai.

Në reagimin e tij, Abdixhiku ka akuzuar gjithashtu grupet e tjera politike se prej muajsh kanë pasur si synim zgjedhjet e reja dhe se sipas tij tashmë kanë arritur të ndikojnë edhe në rrjedhat brenda LDK-së.

“Por tash e sa muaj, ato kanë qenë agjendë e qartë e grupeve të tjera politike, të cilat, siç duket, tashmë po ndikojnë edhe në rrjedhat tona me sukses”, ka shkruar ai.

Kreu i LDK-së ka shprehur keqardhje për situatën, por ka thënë se nuk do të dorëzohet.

“Për këtë ndiej vetëm keqardhje! Por jo dorëzim. Jemi shumë. Jemi në të drejtë. E kemi detyrim. Republika megjithatë do të triumfojë!”, ka përfunduar Abdixhiku. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.