☁️
Tiranë 9°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,806 ▼ -0.24% ETH $2,236 ▼ -0.33% XRP $1.1610 ▼ -1.76% SOL $89.5100 ▼ -0.88%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
08 Nën 2026
Breaking
Sporti

Abissnet Superiore: Elbasani me fitore të madhe në Durrës, me përmbysje. “Paqe” në debrin e kryeqytetit

Elbasani ka marrë një fitore të madhe në transfertë ndaj Teutës, në sfidën e luajtur në “Niko Dovana”, e vlefshme për javën e 32-të të Abissnet Superiore. Vendasit gjetën të parët golin dhe e mbyllën pjesën e parë na avantazh 1-0, falë golit të Ergis Arifit nga penalltia në minutën e 22-të.

Në fillim të pjesës së dytë, Elbasnai barazon fillimisht shifrat me Ibrahim Diallo, i cili tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Në minutën e 82-të, sulmuesi senegalez kishte shansin e artë të shënonte golin e dytë po nga penalltia, por këtë herë goditja e tij u ndal nga Gentian Selmani. Në minutën e fundit shtesë, Ze Gomes i lënë totalisht vetëm shënon golin e dytë dhe të fitores për Elbasanin, pas një krosimi nga këndi.

Pas kësaj fitoreje, Elbasani përforcon pozitat në vendin e dytë me 59 pikë, një më pak se Vllaznia kryesuese. Teuta mbetet në vendin e gjashtë. Me fitoren e sotme, Elbasani i bashkohet Vllaznisë dhe siguron zyrtarisht biletën për “Final Four”.

Në “Air Albania”, u përballën Dinamo dhe Tirana në derbin e fundit për këtë sezon mes tyre. Pjesa e parë u mbyll 0-0. Pjesa e dytë nisi me dy gola të shpejtë për të dy ekipet. Në minutën e 55-të, Patrik Myslovic kalon në avantazh Tiranën. Dinamo kundërpërgjigjet dhe barazon shifrat me Malomo Ayodeji në minutën e 59-të.

Në minutën e 88-të, Dejvi Bregu gabon nga penalltia duke e nxjerrë topin jashtë dhe duke humbur mundësinë e artë për të marrë tre pikët. Derbi mbyllet 1-1. Dinamo mban vendin e 4-të me 45 pikë, Tirana vendin e 7-të me 32 pikë.

The post Abissnet Superiore: Elbasani me fitore të madhe në Durrës, me përmbysje. “Paqe” në debrin e kryeqytetit appeared first on Telesport.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.