☁️
Tiranë 29°C · Vranët 10 June 2026
S&P 500 7,308 ▼1.07%
DOW 50,188 ▼1.34%
NASDAQ 25,319 ▼1.4%
NAFTA 89.82 ▲1.84%
ARI 4,145 ▼3.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $62,252 ▲ +1.52% ETH $1,644 ▲ +0.19% XRP $1.1214 ▼ -1.01% SOL $64.9000 ▲ +0.5%
S&P 500 7,308 ▼1.07 % DOW 50,188 ▼1.34 % NASDAQ 25,319 ▼1.4 % NAFTA 89.82 ▲1.84 % ARI 4,145 ▼3.3 % S&P 500 7,308 ▼1.07 % DOW 50,188 ▼1.34 % NASDAQ 25,319 ▼1.4 % NAFTA 89.82 ▲1.84 % ARI 4,145 ▼3.3 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Maqedonia

Ademi: Nuk pranojmë zgjidhje gjysmake, kërkojmë zbatim të plotë të ligjit për gjuhët

Studentët paralajmërojnë vazhdimin e kauzes se tyre për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke theksuar se pavarësisht takimeve me krerët shtetërorë dhe premtimeve për zgjidhje të shpejtë, kërkesat e tyre ende nuk janë realizuar. Një prej nismëtarëve, Mevlan Ademi, bëri te ditur se studentët do të vazhdojnë të qëndrojnë të vendosur deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

“Ne nuk kërkojmë konflikt, ne kërkojmë drejtësi. Nuk kërkojmë privilegje, kërkojmë barazi. Nuk kërkojmë të fitojmë mbi dikë , kërkojmë të fitojë ligji. Prandaj do të vazhdojmë të qëndrojmë stoik në kërkesën tonë, me dinjitet, argumente dhe respekt, por edhe me vendosmëri të plotë, sepse nuk pranojmë zgjidhje gjysmake, nuk pranojmë kompromise diskriminuese dhe nuk pranojmë që një e drejtë kushtetuese të shndërrohet në objekt negociatash politike”, tha Mevlan Ademi.

Drejtuesi i Democracy Lab, Sefer Selimi, njoftoi se krahas mbështetjes së protestave studentore, do të krijohet një platformë ku ekspertët do të paraqesin argumentet dhe qëndrimet e tyre ligjore lidhur me këtë çështje. Sipas tij se synimi është një shtet ku ligjet zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë dhe ku institucionet garantojnë, e jo kufizojnë, të drejtat e qytetarëve.“Ne duam të shohim një Maqedoni të Veriut ku shteti i së drejtës funksionon, ku ligjet respektohen në tërësi dhe jo në mënyrë selektive. Duam të shohim një shtet ku qeveria kujdeset për realizimin e të drejtave të qytetarëve të saj, e jo një sistem që vihet në funksion të kufizimit të atyre të drejtave”, tha Sefer Selimi.

Profesoresha Vlona Pollozhani theksoi se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve garanton përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha institucionet shtetërore dhe përbën bazën e dygjuhësisë institucionale në vend.

“Duke pasur parasysh faktin se fakultetet juridike janë të akredituara nga vetë shteti dhe programet studimore janë të miratuara nga institucionet shtetërore, refuzimi i përdorimit të gjuhës shqipe në fazën finale, pra në provimin përfundimtar që mundëson avancimin profesional, është absurd. Kjo përbën një shkëputje logjike të zinxhirit të sistemit arsimor dhe juridik, pasi studentët ndjekin studimet në gjuhën shqipe, ndërsa u mohohet e njëjta e drejtë në fazën përfundimtare të certifikimit profesional”, tha Vlona Polozhani.

Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, deklaroi se gjatë mandatit të tij Ligji për Përdorimin e Gjuhëve është zbatuar në mënyrë të plotë në Ministrinë e Drejtësisë, duke siguruar funksionimin dygjuhësor të institucionit.

“Nga dita e parë deri në ditën e fundit të mandatit tim, gjithçka në ministri funksionoi në dy gjuhë zyrtare. Kur them gjithçka, e kam fjalën për gjithçka: dokumentet, komunikimet, procedurat dhe shërbimet administrative u zhvilluan në përputhje me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve”, deklaroi Krenar Lloga.

Në këtë debat publik foli edhe profesoresha Arta Mero e cila tha se nëse kërkesat nuk merren parasysh, studentët mund t’i ndjekin ato edhe përmes mekanizmave juridikë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke u mbështetur edhe në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Për ambasadorin e Shqipërisë Denion Meidani diskutimet juridike kanë konfirmuar se e drejta për përdorimin e gjuhës shqipe buron nga Kushtetuta dhe Ligji për Përdorimin e Gjuhëve. Ai theksoi se kjo çështje kërkon një zgjidhje të plotë, të qëndrueshme dhe në përputhje me të drejtat e garantuara me ligj. Nga ana tjetër edhe ambasadori i Kosovës Florian Qehaja tha se debati për Provimin e Jurisprudencës në shqip duhet të kishe nisur që në vitin 2008.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.