☁️
Tiranë 19°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,619 ▼1.32%
DOW 52,106 ▼0.45%
NASDAQ 25,620 ▼2.16%
NAFTA 104.18 ▲2.14%
ARI 3,921 ▼2.74%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,472 ▼ -4.7% ETH $2,245 ▼ -4.35% XRP $1.2485 ▼ -4.24% SOL $94.9900 ▼ -6.74%
S&P 500 7,619 ▼1.32 % DOW 52,106 ▼0.45 % NASDAQ 25,620 ▼2.16 % NAFTA 104.18 ▲2.14 % ARI 3,921 ▼2.74 % S&P 500 7,619 ▼1.32 % DOW 52,106 ▼0.45 % NASDAQ 25,620 ▼2.16 % NAFTA 104.18 ▲2.14 % ARI 3,921 ▼2.74 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Ademi pret talentin Leonis Elezaj




July 27, 2026

Ademi pret talentin Leonis Elezaj


Presidenti i FFK-së, Agim Ademi ka pritur sot në Federatën e Futbollit të Kosovës futbollistin e talentuar të Akademisë së Hertha BSC, Leonis Elezaj, 11 vjeç, i shoqëruar nga babai i tij dhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

“Gjatë qëndrimit të tyre për pushime në Kosovë, ata vizituan FFK-në, ku pata kënaqësinë t’i mirëpres dhe të bisedojmë për rrugëtimin e Leonisit. Edhe pse në moshë shumë të re, ai tashmë po dëshmon talent, disiplinë dhe përkushtim të jashtëzakonshëm në një prej akademive më prestigjioze të futbollit gjerman, duke ndërtuar me hapa të sigurt një të ardhme premtuese.

Gëzohem pa masë kur shoh talentet tona duke u zhvilluar në akademi të njohura evropiane, por mbi të gjitha më bën krenar fakti që prindërit e tyre po ua kultivojnë dashurinë për atdheun dhe po i mbajnë të lidhur ngushtë me Kosovën. Kjo ndjenjë identiteti dhe përkatësie është një vlerë e çmuar, që duhet të ruhet e të përcillet brez pas brezi.

Leonisit i uroj shëndet, suksese dhe një rrugëtim sa më të suksesshëm në futboll. Jam i bindur se me punë, përkushtim dhe mbështetjen e familjes, ai do të vazhdojë të na bëjë krenarë”, ka shkruar Ademi në rrjetet sociale.

Leave a Reply

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.