🌤️
Tiranë 25°C · Kryesisht kthjellët 11 September 2026
S&P 500 7,592 ▼0.58%
DOW 52,064 ▼0.6%
NASDAQ 26,082 ▼0.65%
NAFTA 101.11 ▼1.34%
ARI 4,393 ▼0.33%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,239 ▼ -1.26% ETH $2,466 ▼ -0.41% XRP $1.3511 ▼ -2.59% SOL $99.6900 ▼ -2.07%
S&P 500 7,592 ▼0.58 % DOW 52,064 ▼0.6 % NASDAQ 26,082 ▼0.65 % NAFTA 101.11 ▼1.34 % ARI 4,393 ▼0.33 % S&P 500 7,592 ▼0.58 % DOW 52,064 ▼0.6 % NASDAQ 26,082 ▼0.65 % NAFTA 101.11 ▼1.34 % ARI 4,393 ▼0.33 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Ademi rrëfen rrugëtimin historik të Kosovës drejt UEFA-s dhe FIFA-s

Në një intervistë për emisionin “As” në RTK, kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës,…

Në një intervistë për emisionin “As” në RTK, kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka treguar detaje të rëndësishme mbi historinë dhe procesin e gjatë të pranimit të Kosovës në organizatat më të mëdha të futbollit botëror, UEFA e FIFA.

Ademi ka thënë se futbolli i Kosovës nuk ka nisur vetëm në dekadat e fundit, por historia e tij daton mbi 100 vjet më parë. Ai këtu ka përmendur emra legjendarë si Riza Lushta e Naim Kryeziu, të cilët përfaqësuan Kosovën në klube elitare si Juventus dhe Roma. Sipas tij, kjo trashëgimi u ruajt edhe gjatë “gjeneratës së artë” të Prishtinës në ish-Jugosllavi.

Ademi ka thënë se puna për ndërkombëtarizim nisi në rrethana tejet të vështira, atëherë kur FFK u mëvetësua nga sistemi jugosllav në vitin 1992.

“Letra e parë drejtuar institucioneve ndërkombëtare u dërgua nga koha e kryetarit Agim Bytyqit”, tha ai.

Ademi tha se për një dekadë, Kosova ishte “inekzistente” për botën, një periudhë e padrejtë sidomos për talentet e reja.

Pranimi në vitin 2016 në UEFA e FIFA, sipas Ademit ishte rezultat i një lobimi të gjerë, duke filluar nga përfaqësuesit e FFK-së në Gjermani, Fekmi Kongjeli e familja Shoshi, të cilët mbajtën lidhjet me ish-kreun e federatës gjermane, Wolfgang Niersbach. Ai po ashtu përmendi mbështetjen edhe nga Suedia përmes Albert Bunjakut dhe programit SISU, që patën kontaktet e para me ish-presidentin e UEFA-s, Lennart Johansson.

Gjithashtu, Ademi kujtoi se si presidenti aktual i FSHF-së, Armand Duka mundësoi që delegacioni i Kosovës (Vokrri dhe Ademi) të hynte në Kongresin e FIFA-s në Cyrih si pjesë e delegacionit të Shqipërisë për të lobuar drejtpërdrejt te federatat e tjera.

Gjatë kësaj interviste Ademi vlerësoi lart figurën e të ndjerit Fadil Vokrri, duke e cilësuar si emrin më të madh të futbollit që hapi shumë dyer. Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Jérôme Champagne (ish-zyrtar i lartë i FIFA-s) në përgatitjen e aplikacionit, si dhe mbështetjen e Ministrisë së Sportit nën drejtimin e Memli Krasniqit.

Ademi tha se moment kthese në Kongresin e Budapestit ishte interpretimi ligjor i Alasdair Bell, i cili me thënien e tij të famshme: “Kombet e Bashkuara nuk krijojnë shtete, por shtetet i përbëjnë Kombet e Bashkuara” i dha Kosovës të drejtën ligjore për t’u votuar, pavarësisht kundërshtimeve të ashpra nga Serbia dhe aleatët e saj.

Në përmbyllje, Presidenti Ademi theksoi se suksesi i vitit 2016 ishte një “mozaik” ku secili dha pjesën e vet, përfshirë këtu edhe mediat që luajtën një rol jetik në informimin dhe shtjellimin e kauzës sonë në mënyrë të drejtë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.