Aeroporti i Katanias pezullon fluturimet, shkak aktiviteti i vazhdueshëm i vullkanit Etna
Fluturimet në aeroportin e Katanias në Itali u pezulluan të shtunën për shkak të hirit vullkanik nga aktiviteti i vazhdueshëm i malit Etna dhe kushteve të motit. Kështu njoftoi kompania që operon qendrën siciliane.
Të gjitha mbërritjet në aeroport, i pesti më i ngarkuar në Itali për nga trafiku i pasagjerëve, janë pezulluar deri të dielën.
Mali Etna, vullkani më i lartë dhe më aktiv në Evropë, shpesh pengon fluturimet në Katania. Hiri ka qen intensiv këtë verë , duke prekur mijëra udhëtarë gjatë sezonit kulmor të pushimeve pas pezullimeve të shpeshta nga autoritetet.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.