🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 26 Shtator 2026
S&P 500 7,743 ▲0.51%
DOW 51,829 ▲0.93%
NASDAQ 27,069 ▲0.48%
NAFTA 92.41 ▼2.33%
ARI 4,321 ▲0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
₿ CRYPTO
BTC $83,932 ▼ -0.07% ETH $2,684 ▼ -0.37% XRP $1.5395 ▼ -3.05% SOL $120.6100 ▲ +0.99%
S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 % S&P 500 7,743 ▲0.51 % DOW 51,829 ▲0.93 % NASDAQ 27,069 ▲0.48 % NAFTA 92.41 ▼2.33 % ARI 4,321 ▲0.54 %
EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106 EUR/USD 1.1399 EUR/GBP 0.8606 EUR/CHF 0.9440 EUR/ALL 91.6218 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4795 EUR/TRY 55.7224 EUR/JPY 179.54 EUR/CAD 1.6106
26 Sht 2026
Breaking
Bota

ATHINĒ – Gjashtë të vdekur pas shpërthimit në një ndërtesë

ATHINË, 26 shtator /ATSH-ANA/ –Trupat e dy personave të fundit që rezultonin të zhdukur pas shembjes së një ndërtese në lagjen ”Plaka”, në qendër të Athinës, janë gjetur.

Ekipet e shpëtimit po punonin për nxjerrjen e dy trupave, me të cilët numri i viktimave të konfirmuara nga shembja e ndërtesës shkon në gjashtë.

Një shpërthim, që fillimisht iu atribua një rrjedhjeje gazi, tronditi ndërtesën dykatëshe në orën 07:30 të mëngjesit të së premtes, duke shkaktuar shembjen e saj dhe duke dëmtuar ndërtesat ngjitur e automjetet e parkuara, si dhe duke plagosur tre persona në afërsi, përveç banorëve të ndërtesës.

Më herët gjatë ditës, ekipet e shpëtimit që kërkonin në rrënojat e ndërtesës në rrugën “Lysikratous” gjetën katër trupa të tjerë, identiteti i të cilëve nuk ishte konfirmuar ende përfundimisht.

Dihej se në ndërtesën dykatëshe banonin një çift i moshuar në katin e sipërm dhe tre ose katër turistë amerikanë që kishin marrë me qira një ambient në katin e parë.

Në vendngjarje po operonin tridhjetë zjarrfikës me gjashtë automjete, përfshirë dy automjete të specializuara shpëtimi nga Njësia e Parë Speciale e Reagimit ndaj Katastrofave (EMAK), si dhe tre qen të specializuar për kërkim-shpëtim. Në vendngjarje ndodhej gjithashtu një ekip nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Zjarrvënies, së bashku me policinë dhe ambulancat.

Bashkia e Athinës po ndihmonte Brigadën e Zjarrfikësve duke vënë në dispozicion makineri të rënda për largimin e rrënojave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.