Shpërthimi i fuqishëm në Greqi, kush janë shqiptarët që humbën jetën nën rrënoja
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në zonën e Plakës në Athinë, ku shpërthimi i fuqishëm shkaktoi shembjen e një ndërtese dhe humbjen e jetës së gjashtë personave.
Sipas mediave greke, mes viktimave janë edhe shtetas me origjinë shqiptare. Ndër viktimat janë identifikuar Florida Hodja dhe bashkëshorti i saj Ian Alexander Kirkpatrick, të cilët kishin udhëtuar në Greqi për muajin e mjaltit.
Çifti i sapomartuar kishte marrë me qira një apartament në katin e parë të ndërtesës në rrugën “Lysikratous”, ku ndodhi shpërthimi. Sipas informacioneve të publikuara nga mediat greke, pasaportat me emrat e tyre u gjetën në rrënoja.
Mes viktimave janë edhe Eris Tsani dhe bashkëshortja e tij Florin Hodja, ndërsa dy viktimat e tjera janë një çift i moshuar që jetonte në katin e dytë të ndërtesës, shkruan A2CNN.
Operacioni i kërkim-shpëtimit ka përfunduar me nxjerrjen e gjashtë trupave nga rrënojat. Ekipet e zjarrfikësve dhe të EMAK-ut kanë punuar për orë të tëra në zonën e shembur, duke përdorur edhe qen kërkim-shpëtimi dhe pajisje speciale.
Shpërthimi ndodhi mëngjesin e së premtes në rrugën “Lysikratous”, në zemër të Athinës. Nga shpërthimi u shemb një pjesë e ndërtesës, ndërsa autoritetet greke kanë nisur hetimet për përcaktimin e shkakut.
Dyshimet paraprake janë përqendruar te një rrjedhje e mundshme gazi, por shkaku përfundimtar pritet të përcaktohet pas përfundimit të hetimeve.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.