Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 05 August 2026
S&P 500 7,742 ▲0.07%
DOW 54,478 ▲0.73%
NASDAQ 26,461 ▼0.47%
NAFTA 75.19 ▼0.77%
ARI 4,322 ▲4.08%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206 EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206
₿ CRYPTO
BTC $64,877 ▲ +0.88% ETH $1,918 ▲ +2.24% XRP $1.0695 ▼ -0.71% SOL $74.4600 ▲ +0.32%
S&P 500 7,742 ▲0.07 % DOW 54,478 ▲0.73 % NASDAQ 26,461 ▼0.47 % NAFTA 75.19 ▼0.77 % ARI 4,322 ▲4.08 % S&P 500 7,742 ▲0.07 % DOW 54,478 ▲0.73 % NASDAQ 26,461 ▼0.47 % NAFTA 75.19 ▼0.77 % ARI 4,322 ▲4.08 %
EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206 EUR/USD 1.1525 EUR/GBP 0.8571 EUR/CHF 0.9330 EUR/ALL 93.3294 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3613 EUR/TRY 54.8314 EUR/JPY 181.65 EUR/CAD 1.6206
05 Aug 2026
Breaking
Futbolli ne Kosove

Agim Ademi takon legjendat e Llapit në Podujevë: Futbolli na bashkon





August 2026
M T W T F S S
  1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31  

August 5, 2026

Agim Ademi takon legjendat e Llapit në Podujevë: Futbolli na bashkon


Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka marrë pjesë në ndeshjen tradicionale të organizuar në Podujevë mes ish-futbollistëve legjendarë të Llapit që jetojnë në diasporë dhe atyre që vazhdojnë të jetojnë në Kosovë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ademi e cilësoi këtë aktivitet si një ngjarje me rëndësi të veçantë, duke theksuar se organizimi mbahet çdo vit që nga viti 2017, pikërisht në periudhën kur mërgimtarët kthehen në vendlindje për pushime.

“Ishte kënaqësi të jem në Llap, në një ndeshje që organizohet çdo vit dhe që daton që nga viti 1997. Ajo zhvillohet pikërisht në këtë periudhë, kur mërgata jonë kthehet në vendlindje për të vizituar familjet e tyre”, ka shkruar Ademi.

Sipas tij, ish-futbollistët e Llapit nuk e harrojnë klubin ku kanë dhënë kontribut të madh ndër vite, ndërsa vlerësoi se kjo trevë ka nxjerrë shumë futbollistë që kanë lënë gjurmë në futbollin kosovar dhe më gjerë.

Në këtë takim, kreu i FFK-së pati rastin të takohej me disa prej emrave më të njohur të historisë së klubit, si Idriz Mehmeti – Belli, Esat Mehmeti dhe Rifat Hajdari, kapiteni i dikurshëm i Llapit, si dhe me futbollistë të tjerë të asaj gjenerate.

Ademi theksoi se ndeshja reviale ishte një mundësi për t’u ribashkuar dhe për të rikujtuar momentet më të bukura të karrierës sportive.

“Sot ata zhvilluan një ndeshje reviale, e cila ishte vetëm shkas për t’u takuar, për t’u bashkuar dhe për të evokuar kujtime e batuta që na rikthejnë në rininë e hershme dhe në hapat e parë në futboll. E këtë mund ta bëjë vetëm futbolli, prandaj jo rastësisht është sllogani ‘Futbolli na bashkon’, ndërsa ne në Kosovë theksojmë moton ‘Bashkë për futbollin’”, ka theksuar ai.

Kryetari i FFK-së vuri në pah edhe kontributin e vazhdueshëm të diasporës në futbollin kosovar, duke nënvizuar se shumë prej ish-futbollistëve që jetojnë jashtë vendit sot kanë fëmijët e tyre pjesë të ekipeve zinxhir të Kombëtares së Kosovës.

“Kontributi i tyre ka qenë i padiskutueshëm në të gjitha etapat dhe në të gjitha drejtimet për atdheun, kurse sot ata janë krenarë me fëmijët e tyre në fanellën dardane dhe po na ndihmojnë në zhvillimin e futbollit dhe të shtetit tonë”, është shprehur Ademi.

Në fund, ai falënderoi ish-futbollistët për mikpritjen dhe respektin, duke theksuar se dyert e Federatës së Futbollit të Kosovës do të jenë gjithmonë të hapura për ta, si dhe shprehu mirënjohje për FC Llapi për organizimin dhe mikpritjen e ngrohtë të kësaj ndeshjeje tradicionale.

Leave a Reply

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.