Ekonomia

Ahmetaj: FMN konfirmoi konsolidimin e reformave në Shqipëri

ccccFondi Monetar Ndërkombëtar konfirmoi konsolidimin e reformave në Shqipëri, deklaroi të enjten në seancën plenare të Kuvendit, Arben Ahmetaj, ministri i ri i Financave i propozuar nga Kryeministri, ende i padekretuar nga Presidenti i Republikes. Ministri Ahemtaj komentoi se aprovimi i dy kësteve të kredisë nga FMN në vlerë mbi 70 milionë euro nuk është vetëm çështje transhi, në kushtet kur buxheti i shtetit është likuid.

Madje, sqaroi ai, ka likuiditete të marra në tregun ndërkombëtar me një kosto më të ulët. “Për ministrin Ahmetaj miratimi i kredisë, është konfirmimi i të gjitha reformave që qeveria Rama ka ndërmarrë.

Ahmetaj tha se kemi arritur të garantojmë një rritje të konsoliduar ekonomike, 3 herë më shumë se ajo që gjetëm e që rezulton edhe më e lartë se mesatarja globale. Vendi ynë, tha ai, renditet i dyti në rajon pas Malit të Zi si përsa i përket ritmit të rritjes ekonomike ashtu edhe nivelit të investimeve të huaja, që llogariten afro 1 miliard euro.

Kjo, vuri në dukje ai, nuk është e rastësishme. “Së bashku me sukseset, FMN vë gishtin edhe në risqet që ka ekonomia shqiptare, të jashtme apo të brendshme”, tha Ahmetaj, ndërsa shtoi se “koncensionet përmbajnë një risk për të gjitha qeveritë, apo buxhetet, nëse janë të pakujdesshme si ato të energjisë elektrike në 8 vitet e fundit apo fundosja e KESH-it”.

Më tej, Ahmetaj renditi edhe disa koncensione të tjera të dhëna nga qeverisja e djathtë, që sipas tij, janë një dështim e që kanë sjellë kosto për biznesin e qytetarin, si Rapiskan apo ai i portit të Durrësit, që sipas z. Ahmetaj e ka bërë atë të pamenaxhueshëm.

Ministri Ahmetaj po ashtu vuri në dukje se FMN konfirmoi trajektoren balancën pozitive në buxhetin e shtetit, ose atë që ne i referohemi si defiçiti primar. Në risqet e jashtme minsitri Ahemtaj përmendi Greqinë, në të cilën tha ai, rritja ekonomike rezulton negative. Duke folur për skualifikimin e dy kompanive pjesëmarrëse në tenderin për zonën eknomike të Spitallës, ministri Ahmetaj tha se ky përbën rastin spektakolar të përgjegjshmërisë së një qeverie dhe diferencës në filozofinë ekonomike. “Kam dosjen e 9 zonave eknomike të dhana nga ju e që nuk kanë funksionuar asnjëra. U detyruam t’i anullonim”, deklaroi Ahmetaj.

Lidhur me Spitallën, Ahmetaj informoi se kompania Deloitte bëri kontrollin financiar të kompanive pjesëmarrëse dhe kjo ishte arsyeja pse ne vendosëm skualifikimin e tyre. “Natyrisht kishte edhe arsye poliitke të shpjeguara nga kryeministri. Tenderi do të rihapet”, deklaroi Ahmetaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button