☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,737 ▲0.19%
DOW 52,514 ▲0.26%
NASDAQ 26,477 ▼0%
NAFTA 102.83 ▲2.93%
ARI 4,052 ▼0.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,838 ▲ +0.24% ETH $2,347 ▼ -0.14% XRP $1.3209 ▲ +0.07% SOL $101.7800 ▲ +0.71%
S&P 500 7,737 ▲0.19 % DOW 52,514 ▲0.26 % NASDAQ 26,477 ▼0 % NAFTA 102.83 ▲2.93 % ARI 4,052 ▼0.56 % S&P 500 7,737 ▲0.19 % DOW 52,514 ▲0.26 % NASDAQ 26,477 ▼0 % NAFTA 102.83 ▲2.93 % ARI 4,052 ▼0.56 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Ahmetaj: Inflacioni 2.8 % në janar, shenjë e rigjallërimit të ekonomisë

Rritja e inflacionit në muajin janar është cilësuar nga ministri i Financave Arben Ahmetaj, si një tjetër shenjë pozitive dhe e fortë e rigjallërimit të ekonomisë.

Nëpërmjet një postimi në ‘Facebook’, Ahmetaj thotë se niveli i inflacionit prej 2.8 % përbën edhe rritjen më të madhe prej disa muajve.

“Rritja e inflacionit në muajin janar të këtij viti me 2.8%, krahasuar me janarin 2016 dhe 1.5% krahasuar me dhjetorin, është një tjetër shenjë pozitive dhe e fortë e rigjallërimit të ekonomisë”, shkruan ai.

Ministri komenton se grupi mallra ushqimore dhe pije joalkoolike, kanë dhënë kontributin kryesor në këtë rritje, duke reflektuar sërish vazhdimësinë e rritjes së konsumit.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit (inflacioni) në muajin janar të këtij viti , llogaritet 2.8 %, bëri të ditur Instituti i Statistikave (INSTAT). Një vit më parë ky ndryshim ishte 1,5 %. Sipas të dhënave, rritja vjetore e çmimeve në muajin janar është ndikuar kryesisht nga grupi “ushqime dhe pije joalkoolike” me + 2,33 pikë përqindje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.