⛅
Tiranë 26°C · Pjesërisht vranët 29 Shtator 2026
S&P 500 7,680 ▼0.05%
DOW 51,302 ▼0.35%
NASDAQ 26,859 ▲0.15%
NAFTA 91.30 ▼1.4%
ARI 4,204 ▲0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $83,933 ▲ +0.82% ETH $2,718 ▲ +1.63% XRP $1.5524 ▲ +3.83% SOL $120.7500 ▲ +1.74%
S&P 500 7,680 ▼0.05 % DOW 51,302 ▼0.35 % NASDAQ 26,859 ▲0.15 % NAFTA 91.30 ▼1.4 % ARI 4,204 ▲0.86 % S&P 500 7,680 ▼0.05 % DOW 51,302 ▼0.35 % NASDAQ 26,859 ▲0.15 % NAFTA 91.30 ▼1.4 % ARI 4,204 ▲0.86 %
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
29 Sht 2026
Breaking
Politika

“Ajo nuk është Papa…”- Rama batuta për “Revolucionin Flamingo” dhe këngëtaren e njohur shqiptare: Duas i pël

Kryeministri Edi Rama ka komentuar mbështetjen e këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa, për protestat e “Revolucionit të Flamingove”, duke thënë se nuk e sheh këtë si problem dhe se është normale që njerëzit të kenë qëndrime të ndryshme.

Kryeministri Edi Rama ka folur për qëndrimin e Dua Lipës, e cila ka shprehur mbështetjen e saj për “Revolucionin e Flamingove”. Rama, i cili ndodhet në Bruksel tha se nuk ka asnjë problem me faktin që këngëtarja mbështet protestën, duke shtuar se ai vetë është krenar për të.

I pyetur nëse mbështetja e Dua Lipës për protestën mund të konsiderohet një element propagande, Rama u përgjigj: “Ajo është krenare për protestën, unë jam krenar për të. Është shumë e thjeshtë, nuk ka asnjë problem.”

Kryeministri tha se nuk duhet parë zhvillimi dhe konservimi i mjedisit si dy alternativa që përjashtojnë njëra-tjetrën.

“Është ideologji kur thua ose zhvillimi ose konservimi. Unë them që zhvillimi dhe konservimi mund të funksionojnë krah për krah”, u shpreh Rama.

Duke iu referuar Dua Lipës, kryeministri shtoi me humor: “Duas i pëlqen protesta, mua më pëlqen Dua, e dua shumë atë. Nuk e di nëse ajo e dashuron protestën.”

Rama e krahasoi qëndrimin e tij ndaj këngëtares me atë që ka ndaj figurave të tjera publike, duke theksuar se admirimi për dikë nuk do të thotë domosdoshmërisht dakordësi me çdo deklaratë të tij.

“Ajo është këngëtare, nuk është Papa. Mua më pëlqen Papa, por nuk jam dakord me çdo gjë që thotë”, deklaroi kryeministri.

Kryeministri u shpreh gjithashtu se fakti që në Shqipëri zhvillohen protesta është një shenjë e normalizimit të jetës shoqërore.

“Fakti që kemi protesta sot është shumë mirë. Ne po bëhemi si të gjithë. Njerëzit protestojnë”, tha Rama.

Duke folur për nisjen e protestave kundër zhvillimeve turistike në zonën e Nartës dhe Sazanit, Rama tha se mobilizimi masiv nuk lidhej vetëm me çështjen e flamingove.

“Kur protestat ishin në fillim të tyre dhe u bënë masive, ishte e qartë se nuk u bënë masive sepse e gjithë Shqipëria kishte problemin e flamingove, por shqiptarët duhet të përcillnin mesazhin”, u shpreh ai.

Rama tha se gjatë kësaj periudhe ka pasur edhe komunikime me protestuesit, përfshirë biseda private.

“Ne punuam, biseduam dhe u angazhova me protestuesit, në biseda private, sepse më dërgonin mesazhe, sepse pashë atje njerëz që më thuhej se ishin votuesit tanë”, tha kryeministri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.