☁️
Tiranë 16°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,898 ▼ -0.35% ETH $2,235 ▼ -0.59% XRP $1.1612 ▼ -0.91% SOL $89.1000 ▼ -1.17%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kosova

AKK kërkon nga Qeveria zbatimin e rekomandimeve të BE-së për financimin dhe autonominë e komunave

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që rekomandimet e Komisionit Evropian të paraqitura në Raportin për Kosovën 2026 të shndërrohen në veprime konkrete, veçanërisht sa i përket financimit dhe respektimit të kompetencave të komunave.

Në një deklaratë për Telegrafin, nga AKK kanë theksuar se raporti i Komisionit Evropian përforcon shqetësimet e vazhdueshme të komunave lidhur me autonominë financiare, menaxhimin e pronës publike dhe raportet ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal.

Sipas AKK-së, ridrejtimi i mjeteve të destinuara për investime kapitale drejt shpenzimeve rrjedhëse në arsim dhe shëndetësi po dëmton realizimin e projekteve lokale dhe po cenon autonominë financiare të komunave.

Nga AKK kanë theksuar për Telegrafin se Qeveria duhet të mbulojë detyrimet financiare që rrjedhin nga kontratat kolektive, në mënyrë që kjo barrë të mos vazhdojë të rëndojë mbi buxhetet komunale.

Po ashtu, AKK ka theksuar rëndësinë e krijimit të grantit specifik për shërbime sociale, rekomandim ky i përfshirë edhe në raportin e Komisionit Evropian, i cili synon të sigurojë financim të qëndrueshëm për këto shërbime në nivel komunal.

Një tjetër çështje e ngritur nga asociacioni është centralizimi i menaxhimit të pronës publike dhe mungesa e koordinimit të rregullt ndërmjet nivelit qendror dhe komunave.

Në fund, AKK i ka bërë thirrje Qeverisë që rekomandimet evropiane t’i konkretizojë përmes mbrojtjes së investimeve kapitale, financimit të qëndrueshëm dhe respektimit të pronës dhe kompetencave komunale. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.