⛅
Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,912 ▼ -0.25% ETH $2,237 ▼ -0.39% XRP $1.1639 ▼ -0.69% SOL $89.3200 ▼ -0.8%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Bota

SHBA – Bredhi 75-vjeçar mbërrin në Manhatan, do të zbukurohet me 50 mijë drita për Krishtlindje

– Një bredh gjigant, rreth 75-vjeçar dhe 23 metra i lartë, ka mbërritur në Manhatan të Nju Jorkut, ku do të vendoset në sheshin e “Rockefeller Center” dhe do të shndërrohet në një nga simbolet kryesore të festimeve të Krishtlindjeve këtë vit, sipas AP.

Bredhi i llojit bredh norvegjez u transportua nga West Edmeston, në shtetin e Nju Jorkut, pas një udhëtimi prej rreth 320 kilometrash. Pema peshon afërsisht 11 tonë dhe ka një gjerësi prej rreth 15 metrash.

Pas mbërritjes në Manhatan, bredhi u ngrit me vinç dhe u vendos në sheshin e “Rockefeller Center”, pranë pistës së famshme të patinazhit në akull.

Qindra njerëz u mblodhën për të ndjekur mbërritjen dhe vendosjen e tij, duke shënuar kështu nisjen e atmosferës festive në qytet.

Në ditët në vijim, punonjësit do ta zbukurojnë pemën me më shumë se 50 mijë drita LED shumëngjyrëshe, të vendosura përgjatë rreth tetë kilometrave kabllo.

Në majë të saj do të vendoset edhe ylli i famshëm “Swarovski”, i cili peshon rreth 408 kilogramë.

Ndezja zyrtare e dritave do të zhvillohet më 2 dhjetor, gjatë ceremonisë tradicionale që transmetohet në televizion.

Bredhi do të qëndrojë i ekspozuar në “Rockefeller Center” deri më 9 janar 2027, duke u vizituar nga banorë dhe turistë të shumtë.

Tradita e vendosjes së pemës së Krishtlindjeve në “Rockefeller Center” nisi në vitin 1931, kur punonjësit që po ndërtonin kompleksin vendosën një bredh të vogël, të zbukuruar me kurora të punuara me dorë.

Ceremonia e parë zyrtare e ndezjes së dritave u zhvillua në vitin 1933.

Pas përfundimit të sezonit festiv, bredhi nuk do të hidhet, por do të përpunohet në dru, i cili do t’i dhurohet organizatës jofitimprurëse “Habitat for Humanity” për ndërtimin e banesave.

Kjo traditë e veçantë e bën pemën jo vetëm një simbol të festimeve të fundvitit në Nju Jork, por edhe një kontribut për familjet që kanë nevojë për strehim. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.