Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset për shkak të lagështisë
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të shtunë në Pogradec, ku një mjet tip kamionçinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mbrojtëse anësore të rrugës duke u përmbysur.
Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ka arritur të dalë nga makina pa pësuar lëndime trupore.
Aksidenti ka ndodhur në një zonë e cila cilësohet si njollë e zezë pasi shpesh ndodhin aksidente rrugore edhe me pasoja.
Dyshohet se shkak i humbjes së kontrollit të mjetit ka qenë një pakujdesi e drejtuesit dhe lagështira në rrugë.
Policia mbërriti në vendngjarje dhe po heton shkaqet e këtij aksidenti i cili fatmirësisht përfundoi vetëm me dëme të shumta materiale.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.