Aksident në rrugët e Fierit, kamionçina me shpejtësi përplaset me shtyllën! Banorët kërkojnë masa, ngjarja e dytë në
Një aksident dramatik ka ndodhur mëngjesin e sotëm (6 tetor), në lagjen Sheq i Madh në Fier.
Një kamionçinë ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në krahun tjetër të rrugës, duke dëmtuar edhe një shtyllë ndriçimi. Nuk ka raportime për të lënduar.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se automjeti lëvizte me shpejtësi mbi normën e lejuar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për dokumentimin e aksidentit.
Banorët shprehen të shqetësuar për shpejtësinë e lartë në këtë segment, veçanërisht gjatë natës, ndërsa kërkojnë nga Bashkia masa për kufizimin e shpejtësisë, përfshirë vendosjen e penguesve fizikë.
Vetëm katër ditë më parë, në të njëjtën zonë, një tjetër aksident dëmtoi një shtyllë ndriçimi.
Tema:
kryesore



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.