Aksident në Selanik, shoferi shqiptar përfundon brenda lokalit, plagos 3 persona (VIDEO)
Një aksident i pazakontë ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit në zonën e Evosmos, në Selanik të Greqisë, ku një automjet i drejtuar nga një 45-vjeçar shqiptar ka përfunduar brenda një lokali të mbushur me klientë.
Si pasojë e përplasjes, tre persona që ndodheshin në ambientet e lokalit kanë mbetur të plagosur. Gjithashtu, aksidenti ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në biznes.
Sipas informacioneve paraprake, pas ngjarjes, policia greke ka arrestuar drejtuesin 45-vjeçar të automjetit.
Rrethanat e plota të aksidentit mbeten për t’u sqaruar nga autoritetet.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.