⛈️
Tiranë 19°C · Stuhi 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0.39%
ARI 4,216 ▲1.43%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,100 ▲ +0.37% ETH $2,502 ▲ +0.16% XRP $1.3942 ▼ -0.63% SOL $109.4200 ▼ -0.41%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0.39 % ARI 4,216 ▲1.43 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Kronika

Paketa e Maleve në Tepelenë, miratohen 19 aplikime nga 56 të regjistruara

Në Bashkinë e Tepelenës vijojnë aplikimet për përfitimin nga Paketa e Maleve. Deri më tani janë regjistruar rreth 56 aplikime, ndërsa 19 prej tyre, të cilat kanë plotësuar kriteret e përcaktuara, janë miratuar edhe nga Këshilli Bashkiak.

“Paketën e maleve deri tani janë rreth 56 aplikime, të cilat kanë ardhur në sistemin nëpërmjet sistemit e-Albania. Janë shqyrtuar aplikimet rast pas rasti. Grupi i parë i aplikimeve që kanë përmbushur dhe kriteret sipas ligjit për paketën e maleve dhe akteve nënligjore janë miratuar në këshillit bashkiak lista për 19 aplikime”, u shpreh përfaqësues i Bashkisë Tepelenë, Gëzim Shehu.

Aplikimet për Paketën e Maleve vijojnë edhe në këtë bashki, ndërsa qytetarët dhe subjektet e interesuara mund të informohen pranë strukturave përkatëse për kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm për të përfituar.

“Puna në terren nuk ka filluar akoma duke qenë që pas miratimit të këshillit bashkiak ka vazhduar procedura me aplikimin në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës për regjistrimin në kartelën e pasurisë të poseduesit jo pronar dhe pasi të pajiset me kartelën e pasurisë do bëhen aplikimet për lejen e zhvillimit pastaj të tjerat duke marrë tokën nga ministria përkatëse dhe të vazhdojnë me punimet.

Aplikimet vazhdojnë si në sistem dhe ne duke marrë aplikimet dhe jemi në procedurë tjetër tani dhe për ato aplikime që kanë ardhur së fundmi duke verifikuar dokumentacionin përmbushjen e kritereve duke nisur shkresat përkatëse në institucionet e përcaktuara dhe duke bërë afishimin publik e cila duhet të jetë për 45 ditë e afishuar në fshatin ku ndodhet prona dhe në bashkisë”, tha ai.

Paketa e Maleve synon të nxisë zhvillimin ekonomik të zonave malore përmes mbështetjes së investimeve dhe nismave të reja. Në Bashkinë e Tepelenës, vijimi i aplikimeve pritet të krijojë mundësi për më shumë projekte dhe investime në territor, në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të këtyre zonave.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.