☁️
Tiranë 20°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 99.71 ▼4.24%
ARI 3,907 ▲0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,989 ▼ -0.18% ETH $2,287 ▲ +0.64% XRP $1.2485 ▼ -0.76% SOL $94.1400 ▼ -1.52%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.71 ▼4.24 % ARI 3,907 ▲0.21 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 99.71 ▼4.24 % ARI 3,907 ▲0.21 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Politika

Aksion në Korçë, 3 të rinj arrestohen duke trafikuar 6 kg drogë me makinë! Ja çfarë u sekuestrua tjetër gjatë kontroll

Policia e Korçës finalizoi një operacion antidrogë, duke arrestuar 3 persona të dyshuar, ndërsa janë sekuestruar rreth 6 kilogramë lëndë narkotike të dyshuar cannabis sativa.

Operacioni është zhvilluar mbrëmjen e djeshme nga Strukturat e Hetimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.

Sipas burimeve, në pranga kanë rënë tre të rinj, dy prej tyre me origjinë nga Tirana dhe një nga Lezha, të cilët dyshohet se po transportonin lëndën narkotike me automjet.

Tre personat udhëtonin së bashku në një makinë, e cila është ndaluar nga policia në afërsi të Qafë Thanës. Gjatë kontrollit të automjetit, në pjesën e bagazhit është gjetur një sasi prej rreth 6 kilogramësh lëndë narkotike.

Ndërkohë, gjatë kontrollit të njërit prej pasagjerëve është gjetur edhe një qese tjetër me lëndë narkotike, e cila mbahej në xhep.

Përveç lëndës narkotike, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe automjetin, një shumë parash në euro dhe lekë, si dhe disa aparate celularë.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit të dyshuar kriminal dhe përcaktimin e rolit të secilit prej tre personave të arrestuar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.