☁️
Tiranë 16°C · Vranët 19 May 2026
S&P 500 7,403 ▼0.07%
DOW 49,686 ▲0.32%
NASDAQ 26,091 ▼0.51%
NAFTA 103.53 ▼0.81%
ARI 4,550 ▼0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007 EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007
₿ CRYPTO
BTC $77,169 ▲ +0.16% ETH $2,140 ▲ +0.85% XRP $1.3876 ▲ +0.04% SOL $85.4300 ▲ +0.68%
S&P 500 7,403 ▼0.07 % DOW 49,686 ▲0.32 % NASDAQ 26,091 ▼0.51 % NAFTA 103.53 ▼0.81 % ARI 4,550 ▼0.18 % S&P 500 7,403 ▼0.07 % DOW 49,686 ▲0.32 % NASDAQ 26,091 ▼0.51 % NAFTA 103.53 ▼0.81 % ARI 4,550 ▼0.18 %
EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007 EUR/USD 1.1649 EUR/GBP 0.8688 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.4003 EUR/MKD 61.6945 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.1249 EUR/JPY 185.01 EUR/CAD 1.6007
19 May 2026
Breaking
Politika

Aksioni i opozitës: Bojkot, protestë dhe ndryshim i Kushtetutës

Partia Demokratike nuk mori pjesë në komisionin e ligjeve, i vetmi që u mblodh këtë të hënë në Parlament. Por kryetari Lulzim Basha iu shmang një përgjigjeje përfundimtare pyetjes, nëse kjo mungesë do të thotë bojkot i axhendës parlamentare.  “Për shkak të mbledhjes urgjente të Kryesisë dhe të grupit parlamentar”, i përgjigj Basha interesit të mediave për mungesën.

Megjithatë, një linjë bojkoti për komisionet ekziston, sepse nga 3 komisione që mblidhen të martën, demokratët do të marrin pjesë vetem tek ai i shëndetësisë, për sensibilizimin publik kundër kancerit, simbolikën e të cilit Basha e përdori politikisht.

“Nesër ka vetëm një komision, që është një dëgjesë për çështjen e kancerit. Kështu që në këtë çështje humanitare ne do të jemi të pranishëm në këtë komision. Natyrisht, beteja është jo vetëm kundër kancerit, por kundër kancerit më të madh të këtij vendi që është krimi i organizuar me lidhje politike”, tha Basha. Atë që Basha nuk e pohoi direkt e konfirmoi Luan Rama i LSI-së, e cila i qëndron vendimit për një front të përbashkët opozitar.

“LSI mbështet qëndrimin e opozitës për të bojkotuar të gjithë praninë në komisionet parlamentare vetëm me një përjashtim, pasi nesër është parashikuar një mbledhje e komisionit të shëndetësisë. Kryetari i komisionit Petrit Vasili do të marrë pjesë në këtë mbledhje”, tha Rama.

Bashkëpunimi mes opozitës në nivele më të larta u rikonfirmua edhe pasditen e së hënës, kur Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili ishin në zyrën e Lulzim Bashës për të rakorduar qëndrimet për seancën e së mërkurës.

Të dy grupet parlametare kanë bërë të qartë votën pro kërkesës së prokurorisë për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri. Por demokratët kanë për të marrë akoma disa vendime për disa aksione të tjera brenda dhe jashtë Parlamentit. Dy prej tyre, që nuk kanë marrë ende një formë përfundimtare janë protestat dhe paraqitja e një projektligji që ndryshon Kushtetutën për zhveshjen e plotë nga imuniteti të anëtarëve të Parlamentit.

Të hënën Basha u bëri thirrje ambasadorit amerikan dhe atyre europianë, të cilët kanë qëndruar në heshtje për situatën e krijuar pas çështjes “Tahiri”, që të rrisim presionin ndaj kryeminsitrit për të ndërprerë atë që kreu i opozitës e quan “fushatë të Ramës për gjunjëzimin e drejtësisë për llogari të krimit”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.