Kronika
Aksioni ndaj informalitetit, 1.400 subjekte të kontrolluara në Dibër
Drejtoria Rajonale Tatimore në Dibër po vijon aksionin kundër informalitetit dhe evazionit fiskal.
Në vazhdën e kontrolleve, e ndihmuar nga institucionet e tjera përgjegjëse, kjo drejtori ka angazhuar 15 grupe pune në terren.
Sipas drejtorit Dionis Ymeri, nga veprimet e kryera deri tani rezultojnë:
1.400 subjekte të kontrolluara, 128 subjekte të konstatuara me shkelje, 140 subjekte të gjobitura në Bulqizë, Klos dhe Burrel, 10 subjekte të pezulluara, si dhe 58 punonjës të padeklaruar.