☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $84,946 ▲ +0.34% ETH $2,696 ▲ +0.71% XRP $1.4945 ▲ +0.67% SOL $121.0400 ▲ +1.23%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
roze

Aktori i “Top Gun: Maverick” gjendet i vrarë në shtëpi. Arrestohet djali i partneres: Ishte njeriu i mëkatit!

Aktori amerikan James Handy, i njohur për rolet në filma si “Top Gun: Maverick”, “Jumanji” dhe “Logan”, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Los Angeles, pas një sulmi me thikë që dyshohet se është kryer nga djali i të dashurës së tij.

Sipas Departamentit të Policisë së Los Angeles-it, aktori 81-vjeçar u gjet në oborrin e përparmë të banesës së tij në Tarzana, Kaliforni, rreth orës 09:30 të mëngjesit të së mërkurës. Ai ishte pa ndjenja dhe kishte disa plagë me thikë në kraharor.

Pas ngjarjes, autoritetet arrestuan 44-vjeçarin Michael Gledhill, djalin e partneres së aktorit, i cili është akuzuar për vrasje. Për të është vendosur një garanci prej 2 milionë dollarësh.

Sipas policisë, gjatë një telefonate në numrin e emergjencës 911, i dyshuari ka deklaruar: “Unë jam biri i atij burrit, sapo vrava njeriun e mëkatit.” Kur forcat e rendit mbërritën në vendngjarje, ai u ka thënë oficerëve se ishte personi që po kërkonin.

The Guardian shkruan se hetimet e para tregojnë se i dyshuari jetonte në të njëjtën banesë me nënën e tij, e cila ishte në një marrëdhënie me viktimën.

James Handy, i lindur në New York City, kishte një karrierë të gjatë në televizion dhe film, e cila nisi në vitin 1977 me serialin “Ryan’s Hope”.

Gjatë karrierës së tij ai u shfaq në prodhime të njohura si “Law & Order”, “NCIS: Los Angeles” dhe “Criminal Minds”, ndërsa filmi i tij i fundit ishte “Top Gun: Maverick” në vitin 2022.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.