☁️
Tiranë 11°C · Vranët 29 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
₿ CRYPTO
BTC $58,618 ▼ -1.49% ETH $1,619 ▼ -1.94% XRP $0.9195 ▼ -2.2% SOL $69.5400 ▼ -2.13%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588 EUR/USD 1.0945 EUR/GBP 0.8354 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8622 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6231 EUR/TRY 55.5927 EUR/JPY 174.59 EUR/CAD 1.5588
29 Nën 2026
Breaking
Teknologji

Google ndalon ndërtimin e qendrës së të dhënave për inteligjencë artificiale në Belgjikë

Google ka pezulluar punimet për ndërtimin e një qendre të të dhënave për inteligjencë artificiale (AI) në Belgjikë, pasi autoritetet vendase e cilësuan projektin si ndërtim të paligjshëm.

Kompania amerikane e teknologjisë njoftoi se punimet në Farciennes janë ndërprerë “në pritje të udhëzimeve të mëtejshme”, transmeton Telegrafi.

Google akuzohet se ka vazhduar ndërtimin pa lejen e duhur urbanistike. Zëdhënësi i qeverisë së Valonisë, Nicolas Yernaux, e cilësoi këtë si një shkelje të rëndë.

Në një deklaratë, kompania tha se operon në Belgjikë prej më shumë se 15 vjetësh dhe se mbetet e përkushtuar ndaj respektimit të ligjeve vendase.

Projekti është përfshirë prej muajsh në një proces ligjor, pasi Google kishte kërkuar ndryshimin e kushteve të lejes së ndërtimit.

Sipas mediave lokale, kompania synonte të zëvendësonte sistemin e propozuar të ftohjes me ajër me një metodë që do të përdorte ujë nga lumi i afërt Sambre.

Autoritetet rajonale e refuzuan kërkesën, por punimet në kantier vazhduan. Kjo shkaktoi shqetësime te banorët e zonës dhe organizatat mjedisore.

“Fakti që Google vazhdon të ndërtojë pa leje tregon mungesë respekti ndaj mjedisit, banorëve lokalë dhe ligjit”, deklaroi Joeri Thijs nga Greenpeace Belgium.

Ai shtoi se pasojat e krizës klimatike do të bëhen gjithnjë e më të mëdha dhe se ndërtimi i qendrave të të dhënave që konsumojnë sasi të mëdha energjie nuk duhet të kalojë pa vëmendje.

Seanca gjyqësore për këtë çështje është caktuar të mbahet në fillim të vitit të ardhshëm.

Sipas platformës Data Center Map, e cila monitoron qendrat operative dhe ato në fazë përgatitore, në botë ka rreth 13,500 qendra të të dhënave, prej të cilave 54 ndodhen në Belgjikë.

Shtetet e Bashkuara kryesojnë listën me më shumë se 5,200 qendra të tilla. Zgjerimi i tyre u kthye në një temë të rëndësishme gjatë zgjedhjeve të mesit të mandatit, ku në tri shtete u zgjodhën senatorë dhe guvernatorë demokratë që kishin bërë thirrje për rregullim më të rreptë të sektorit. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.