☁️
Tiranë 16°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 7,023 ▲0.8%
DOW 48,464 ▼0.15%
NASDAQ 24,016 ▲1.59%
NAFTA 91.17 ▼0.12%
ARI 4,817 ▼0.68%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,905 ▲ +0.87% ETH $2,366 ▲ +2.3% XRP $1.3903 ▲ +2.43% SOL $84.9900 ▲ +1.6%
S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.17 ▼0.12 % ARI 4,817 ▼0.68 % S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 91.17 ▼0.12 % ARI 4,817 ▼0.68 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Kronika

AKU, gjoba dhe bllokime për subjektet që prodhojnë e tregtojnë qofte

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU), pas skandalit me prodhimin e qofteve të publikuar në emisionin “Fiks Fare”, ka bërë me dije se “prej muajit janar 2016, ka kryer kontrolle tek subjektet që prodhojnë dhe tregtojnë qofte”.

“Duke marrë shkas dhe nga disa raportime në media, AKU bën me dije se të gjitha subjektet që nuk kanë plotësuar kushtet, janë bllokuar ose janë gjobitur. Vetëm në Drejtorinë Rajonale Tiranë të AKU-së, janë kontrolluar 13 subjekte që prodhojnë dhe tregtojnë qofte. Nga kontrollet dhe analizat e kryera nga Laboratori i DRAKU Tiranë, 3 subjekte kanë rezultuar me ngarkesa bakteri E.Coli mbi normat e lejuara. Në këto subjekte janë marrë masa si bllokim aktiviteti, bllokim dhe asgjësim të produktit, gjobë në masën 300.000 lekë dhe gjobë në masën 200.000 lekë”, lexohet në komunikatën e AKU.

“Gjithashtu, janë bërë analizat dhe është kryer kontroll në 10 subjekte tët jera, të cilat kanë rezultuar brenda normave të lejuara të bakterit E.Coli. Për rastet e denoncuara në media, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bërë bllokimin e tyre, disa muaj më parë. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton qytetarët se subjektet që sot tregtojnë dhe prodhojnë qofte, janë të kontrolluara dhe nuk përbëjnë rrezik. AKU do të vijojë të bashkëpunojë me mediat dhe qytetarët për të zbuluar abuzimet që bëhen në fushën e prodhimit dhe tregtimit të qofteve”, bën me dije AKU.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.