☁️
Tiranë 15°C · Vranët 16 April 2026
S&P 500 7,023 ▲0.8%
DOW 48,464 ▼0.15%
NASDAQ 24,016 ▲1.59%
NAFTA 90.92 ▼0.41%
ARI 4,851 ▲0.57%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
₿ CRYPTO
BTC $74,579 ▼ -0.03% ETH $2,350 ▲ +0.7% XRP $1.3981 ▲ +2.75% SOL $84.6900 ▲ +1.1%
S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 90.92 ▼0.41 % ARI 4,851 ▲0.57 % S&P 500 7,023 ▲0.8 % DOW 48,464 ▼0.15 % NASDAQ 24,016 ▲1.59 % NAFTA 90.92 ▼0.41 % ARI 4,851 ▲0.57 %
EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216 EUR/USD 1.1799 EUR/GBP 0.8696 EUR/CHF 0.9223 EUR/ALL 95.7422 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4001 EUR/TRY 52.8102 EUR/JPY 187.48 EUR/CAD 1.6216
16 Apr 2026
Breaking
Kronika

AKU kontrolle në “Fast-Food”-e

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka ndërmarrë një aksion për kontrollin e të gjitha subjekteve “Fast Food”, ku pas kontrolleve të ushtruara nga inspektorët ka pezulluar nje subjekt dhe ka paralajmëruar 10 të tjerë.

Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, Dritan Sejko, janë kontrolluar “Fast Food-et”, pranë shkollave dhe në të gjitha zonat e tjera. Nga këto inspektime, janë marrë masa pezullim aktiviteti, paralajmërim për pezullim, si dhe gjoba deri në 300 mijë lekë. Qëllimi i këtyre inspektimeve ka qenë matja e nivelit të komponentëve polarë në vajin që përdorin subjektet.

Në qytetin e Tiranës AKU ka inspektuar dhjetra subjekte, ku është marrë masa gjobë 300 mijë lekë ndaj një “Fast-Food”-i, për shkak se niveli i komponimeve polare në vajin që përdorej për skuqje ka qënë 35, nga 25 që lejon ligji. Gjithshtu, janë parlajmëruar 5 subjekte të tjera, për mungesë dokumentacioni të ambalazhit dhe mosrinovim i Librezës Shëndetësore. Në “Fast-Food”-et e tjera që ndodhen pranë shkollave, vaji ka qënë brenda normave të lejuara.

Në qarkun e Fierit janë marrë masa paralajmërim për 6 subjekte “Fast-Food”, si dhe është pezulluar aktiviteti për një tjetër. Në qarkun e Durrësit nga kontrolli i 16 “Fast Food”, eshte marre masa e parlajmërim për dy subjekte.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të vijojë aksionin për kontrollin e të gjitha subjekteve “Fast-Food”, në mënyrë që të plotësojnë kushtet e përcaktuara në ligj. AKU do të marrë masa pezullimi, për çdo subjekt, i cili nuk garanton sigurinë ushqimore. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit fton qytetarët, që të denoncojnë çdo abuzim nga ana “Fast Food”-ve, por edhe nga çdo subjekt tjetër, i cili nuk garanton sigurinë e ushqimeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.