☀️
Tiranë 21°C · Kthjellët 01 Tetor 2026
S&P 500 7,650 ▼0.02%
DOW 50,851 ▼0.11%
NASDAQ 26,821 ▼0.15%
NAFTA 91.84 ▲1.57%
ARI 4,199 ▲0.3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
₿ CRYPTO
BTC $84,412 ▲ +0.07% ETH $2,687 ▼ -0.15% XRP $1.4857 ▼ -1.67% SOL $117.4800 ▼ -2.2%
S&P 500 7,650 ▼0.02 % DOW 50,851 ▼0.11 % NASDAQ 26,821 ▼0.15 % NAFTA 91.84 ▲1.57 % ARI 4,199 ▲0.3 % S&P 500 7,650 ▼0.02 % DOW 50,851 ▼0.11 % NASDAQ 26,821 ▼0.15 % NAFTA 91.84 ▲1.57 % ARI 4,199 ▲0.3 %
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
01 Tet 2026
Breaking
Bota

Akullnajat e Zvicrës shkrihen me ritme të larta, gati 20% më pak akull në 5 vjet

– Akullnajat e Zvicrës kanë përjetuar një tjetër vit me shkrirje ekstreme, duke humbur më shumë se 5% të vëllimit të akullit vetëm gjatë vitit 2026, sipas “Bloomberg”.

Në pesë vitet e fundit, humbja ka arritur në gati 20% të vëllimit të akullit në vend, sipas të dhënave të Rrjetit Zviceran të Monitorimit të Akullnajave (GLAMOS) dhe Komisionit Zviceran për Vëzhgimin e Kriosferës.

Sipas raportit, trashësia mesatare e disa akullnajave është ulur me 2,5 deri në 4 metra, ndërsa në disa pjesë të akullnajave, humbja gjatë verës ka arritur deri në 10 metra.

Shkrirja e madhe është lidhur kryesisht me dimrin me shumë pak dëborë dhe temperaturat e larta gjatë muajve të verës.

Dimri 2025–2026 ishte ndër dhjetë dimrat me më pak dëborë që nga fillimi i matjeve.

Nga maji deri në shtator, çdo muaj u shoqërua me periudha thatësire dhe të paktën një valë të nxehti.

Gjatë kësaj periudhe, kufiri i ngrirjes, lartësia mbi të cilën temperaturat janë nën zero gradë, qëndroi mbi 4,000 metra për 76 ditë.

Sipas studiuesve, kjo është më shumë se dyfishi i mesatares dhe përbën një rekord.

Dëbora shërben si një shtresë mbrojtëse për akullnajat, por në qershor ajo filloi të zhdukej në disa zona për shkak të valëve të të nxehtit.

Deri në shtator, nuk kishte më dëborë as në lartësinë 3,500 metra.

Shkencëtarët paralajmërojnë se, në kushte të tilla, akullnajat alpine nuk kanë mundësi të mbijetojnë në afat të gjatë.

Pasojat janë tashmë të dukshme te akullnajat më të vogla.

Disa prej tyre, përfshirë Bella Tola dhe Griessfiren/Plattalvafirn, janë zhdukur.

Ndërkohë, akullnajat Allalin, Clariden, Aletsch dhe Rhône regjistruan në vitin 2026, shkrirjen më të madhe të tyre që nga fillimi i matjeve.

Shkrirja e akullit ka çliruar gjithashtu sasi të mëdha uji.

Vetëm nga korriku deri në shtator, akullnajat zvicerane humbën rreth 2,200 miliardë litra ujë, më shumë se katërfishi i konsumit vjetor të ujit të pijshëm nga të gjitha familjet zvicerane.

Për momentin, ky ujë i shkrirë ndihmon në zbutjen e mungesës së ujit gjatë verës.

Por shkencëtarët theksojnë se ky përfitim po zvogëlohet ndërsa akullnajat bëhen gjithnjë e më të vogla.

Viti 2022 ishte viti me shkrirjen më të madhe të akullnajave në Zvicër. Në vitin 2026, humbja e akullit ishte më e vogël se në 2022, por sërish shumë e madhe dhe ndër më të lartat e regjistruara.

Megjithatë, ekspertët vërejnë se shpeshtësia e viteve me shkrirje ekstreme, është bërë shqetësuese. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.