☁️
Tiranë 13°C · Vranët 27 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 82.75 ▼1.11%
ARI 3,672 ▲3.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
₿ CRYPTO
BTC $59,895 ▼ -1.03% ETH $1,671 ▼ -1.38% XRP $0.9476 ▼ -0.58% SOL $71.9000 ▲ +1.08%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 82.75 ▼1.11 % ARI 3,672 ▲3.02 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 82.75 ▼1.11 % ARI 3,672 ▲3.02 %
EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625 EUR/USD 1.0973 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 89.8437 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6570 EUR/TRY 55.6777 EUR/JPY 174.75 EUR/CAD 1.5625
27 Nën 2026
Breaking
Politika

Albana Vokshi e kishte paditur Taulant Ballën për shpifje, GJKKO pushon çështjen!

Gjykata e Posaçme ka vendosur këtë të premte, më 27 nëntor, pushimin e çështjes penale ndaj Taulant Ballës, i akuzuar nga Albana Vokshi për veprat penale të “Shpifjes” dhe “Fyerjes”.

Vendimi është marrë nga gjyqtari Erjon Bani, një muaj pasi Vokshi kishte depozituar në GJKKO kërkesën për gjykimin e Ballës, më 27 tetor 2026.

Çështja penale ishte regjistruar me numër 142, ndërsa akuzat ndaj Ballës mbështeteshin në nenet 120/2 dhe 119/2 të Kodit Penal.

Në përfundim të gjykimit, GJKKO vendosi pushimin e çështjes, bazuar në nenin 59, pika 3, të Kodit të Procedurës Penale, ndërsa shpenzimet gjyqësore ia ngarkoi viktimës akuzuese, Albana Vokshi.

Padia lidhet me një përplasje të ndodhur në seancën plenare të Kuvendit më 5 mars 2026, kur Taulant Balla iu drejtua deputetes demokrate me shprehjen “0900, për ty Albana kam këtë numrin”, deklaratë që Vokshi e konsideroi fyese.

Pas reagimeve të opozitës, Balla sqaroi se bëhej fjalë për një numër telefonik informues të Bashkimit Evropian dhe i kërkoi ndjesë deputetes nëse ishte ndjerë e fyer, ndërsa Vokshi e cilësoi këtë shpjegim si të pavërtetë dhe vendosi ta ndiqte çështjen në rrugë gjyqësore.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.