☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 01 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.33%
DOW 50,973 ▲0.13%
NASDAQ 26,930 ▲0.26%
NAFTA 93.19 ▲3.06%
ARI 4,207 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
₿ CRYPTO
BTC $84,659 ▲ +0.94% ETH $2,696 ▲ +0.66% XRP $1.4953 ▼ -0.03% SOL $117.8600 ▼ -0.12%
S&P 500 7,677 ▲0.33 % DOW 50,973 ▲0.13 % NASDAQ 26,930 ▲0.26 % NAFTA 93.19 ▲3.06 % ARI 4,207 ▲0.49 % S&P 500 7,677 ▲0.33 % DOW 50,973 ▲0.13 % NASDAQ 26,930 ▲0.26 % NAFTA 93.19 ▲3.06 % ARI 4,207 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116 EUR/USD 1.1340 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9469 EUR/ALL 92.0731 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5251 EUR/TRY 55.6258 EUR/JPY 178.36 EUR/CAD 1.6116
01 Tet 2026
Breaking
Kosova

“Albanians for America”: SHBA-ja të marrë parasysh edhe sjelljen e Serbisë ndaj Kosovës

Organizata “Albanians for America” ka mirëpritur prezantimin në Senatin e Shteteve të Bashkuara të SRBIJA Act, nismë e senatorëve Chuck Grassley dhe Richard Blumenthal, e cila më herët ka marrë mbështetje edhe në Dhomën e Përfaqësuesve.

Në një deklaratë, organizata thotë se mbështetja e nismës në të dy dhomat e Kongresit tregon, sipas saj, rritjen e vëmendjes në Washington ndaj zhvillimeve politike në Serbi.

“Albanians for America” ka përmendur në veçanti shqetësimet lidhur me standardet demokratike, presionin ndaj mediave, funksionimin e institucioneve dhe zgjedhjet në Serbi.

Organizata ka kërkuar gjithashtu që në qasjen amerikane ndaj Serbisë të merret parasysh edhe raporti i Beogradit me Kosovën dhe çështjet që lidhen me sigurinë rajonale.

Në deklaratë përmendet sulmi i armatosur në Banjskë, për të cilin autoritetet kosovare kanë akuzuar Milan Radoiçiqin dhe grupin e tij. “Albanians for America” thotë se Serbia vazhdon të refuzojë, sipas saj, marrjen e përgjegjësisë dhe ekstradimin e Radoiçiqit dhe pjesëtarëve të grupit të tij te drejtësia kosovare.

Organizata ka përmendur edhe sulmin ndaj infrastrukturës kritike të Kosovës në Ibër-Lepenc, duke e cilësuar atë si një rast që, sipas saj, tregon se kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës mund të shfaqen edhe përmes sulmeve ndaj infrastrukturës kritike.

“Albanians for America” ka kërkuar që njohja e pavarësisë së Kosovës dhe angazhimi i Serbisë për të mos ndërmarrë veprime që cenojnë sigurinë dhe stabilitetin e Kosovës të jenë pjesë e qasjes amerikane ndaj paqes dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor.

Në deklaratë është shprehur shqetësim edhe për marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë dhe Kinën. Sipas organizatës, orientimi i Beogradit drejt partneritetit politik dhe strategjik me këto dy shtete kërkon vëmendje nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.

Në fund, “Albanians for America” u ka shprehur mirënjohje senatorëve Grassley dhe Blumenthal, si dhe anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve që kanë mbështetur nismën, për angazhimin e tyre, siç thuhet në deklaratë, ndaj demokracisë, zgjedhjeve të lira, lirisë së medias, sundimit të ligjit dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor./Telegrafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.