☁️
Tiranë 17°C · Vranët 01 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
₿ CRYPTO
BTC $78,008 ▲ +0.58% ETH $2,269 ▲ +0.76% XRP $1.2522 ▲ +0.33% SOL $95.0600 ▼ -0.76%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9206 EUR/ALL 90.8109 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5346 EUR/TRY 55.7511 EUR/JPY 175.86 EUR/CAD 1.5583
01 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Aliu: Përmes telemjekësisë, do të lidhën mjekët nga diaspora me pacientët në vend

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, njoftoi se telemjekësia do të jetë një nga shtyllat kryesore për përmirësimin e sistemit të kujdesit shëndetësor dhe adresimin e mungesës së mjekëve në vend.

Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, njoftoi se telemjekësia do të jetë një nga shtyllat kryesore për përmirësimin e sistemit të kujdesit shëndetësor dhe adresimin e mungesës së mjekëve në vend.

Duke folur për sfidën e profesionistëve të kujdesit shëndetësor që largohen nga vendi, ai theksoi se një pjesë e zgjidhjes qëndron në përfshirjen e mjekëve nga diaspora përmes teknologjisë.

“Sot, kemi një numër të madh mjekësh në diasporë që janë specialistë shumë të mirë, punojnë në një nivel të lartë dhe respektohen në vendet ku punojnë. Ne nuk duam që ky kapacitet njerëzor të mbetet i pashfrytëzuar”, tha Ministri Aliu.

Sipas tij, telemjekësia do t’u mundësojë këtyre profesionistëve të kontribuojnë drejtpërdrejt ose nga distanca në sistemin e kujdesit shëndetësor të Maqedonisë së Veriut.

Ai informoi se pati komunikim të drejtpërdrejtë me përfaqësues të institucioneve akademike dhe shumë prej tyre shprehën gatishmërinë e tyre për të kontribuar, edhe pa kompensim financiar.

Projekti tashmë ka hyrë në fazën fillestare të zbatimit. Telemjekësia është pilotuar në dy qytete, në Dibër dhe në Delçevë, ku shërbimet e kujdesit shëndetësor ofrohen nga distanca nga kryeqyteti, Shkupi.

“Faza e parë është pilotimi, ndërsa faza e dytë do të përqendrohet në standardizimin e procedurave të telemjekësisë, me qëllim zgjerimin e sistemit për të përfshirë mjekët që punojnë jashtë vendit”, vuri në dukje Aliu.

Ai shtoi se faza e tretë do të përfshijë zhvillimin e sistemeve dixhitale për analiza të avancuara, veçanërisht në fushën e radiologjisë. Përmes këtyre sistemeve, mjekët specialistë nga diaspora do të jenë në gjendje të japin mendime profesionale për rastet e trajtuara në institucionet e kujdesit shëndetësor në vend.

Sipas ministrit, telemjekësia jo vetëm që do të ndihmojë në përmirësimin e aksesit në shërbimet e kujdesit shëndetësor, por do të krijojë edhe një urë bashkëpunimi të qëndrueshme me profesionistët nga diaspora.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.