Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 30 April 2026
S&P 500 7,215 ▲1.11%
DOW 49,718 ▲1.75%
NASDAQ 24,916 ▲0.98%
NAFTA 105.17 ▼1.6%
ARI 4,637 ▲1.66%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1695 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 95.5477 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3827 EUR/TRY 52.7716 EUR/JPY 187.17 EUR/CAD 1.5989 EUR/USD 1.1695 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 95.5477 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3827 EUR/TRY 52.7716 EUR/JPY 187.17 EUR/CAD 1.5989
₿ CRYPTO
BTC $76,427 ▲ +1.21% ETH $2,263 ▲ +1.27% XRP $1.3720 ▲ +1.09% SOL $83.1000 ▲ +1%
S&P 500 7,215 ▲1.11 % DOW 49,718 ▲1.75 % NASDAQ 24,916 ▲0.98 % NAFTA 105.17 ▼1.6 % ARI 4,637 ▲1.66 % S&P 500 7,215 ▲1.11 % DOW 49,718 ▲1.75 % NASDAQ 24,916 ▲0.98 % NAFTA 105.17 ▼1.6 % ARI 4,637 ▲1.66 %
EUR/USD 1.1695 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 95.5477 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3827 EUR/TRY 52.7716 EUR/JPY 187.17 EUR/CAD 1.5989 EUR/USD 1.1695 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 95.5477 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3827 EUR/TRY 52.7716 EUR/JPY 187.17 EUR/CAD 1.5989
30 Apr 2026
Breaking
Opinion

Alternativa Mereme!

Nga MERO BAZE

Të gjithë ata që kritikojnë Berishën dhe fajësojnë atë si shkaktarin kryesor pse kanë mbetur në opozitë, tani kanë një alternativë. Ajo është Meremja.

Nuk është e korruptuar dhe s’ka probleme me drejtësinë, nuk është kundër drejtësisë së re edhe pse del në protesta para SPAK, nuk është nepotike dhe nuk pretendon të bëhet mburojë për fisin në pushtet, nuk premton që do mbajë vajzën dhe djalin në pushtet brenda PD, nuk ka kërcënuar se do të vetëpërjashtojë kundërshtarët dhe nuk është kundër kandidaturave të tjera, nuk është kundër mendimit kritik, nuk është kundër rregullave të statutit të PD, nuk është e prirur të jetë e dhunshme me kolegët në parti, nuk ka ndërmend të rrahë kundërshtarët brenda partisë dhe as t’i vrasë ata nëse e rrezikojnë, siç ka ndodhur më parë. Nuk është e bukur sa Flamuri që të përhapen thashetheme rozë dhe as ka nevojë të shkojë përditë të rregullojë flokët, pasi i ka të bukur natyralisht.

Është një prurje origjinale e Partisë Demokratike, madje është një shembull konkret se çfarë mund të prodhojë një punishte politike e mbyllur si burg, që jeton nën pushtetin e një burri zemrak, që përpiqet t’i mbajë idhujt e vet të izoluar nga bota, t’u thotë gënjeshtrat e veta për të vërteta dhe t’i bindë se kur vjedh ai është ligësia e kundërshtarit që e denoncon, kur vret ai është e drejtë e zotit në anën e vet, kur linçon kundërshtarët është drejtësi hyjnore për PD kundër tyre, kur shpallet armik i SHBA dhe Britanisë së Madhe është fatkeqësi e dy superfuqive dhe jo e PD, dhe mbi të gjitha kur dikush kërkon lirinë jashtë pushtetit të tij është mëkat që duhet ndëshkuar.

Meremja është produkt i kësaj punishteje, si ato poçet e baltës që bëhen me dorë një nga një nga i zoti i punishtes, dhe ka të gdhendur në portret dhe në shpirt dashurinë e tij, pasionin e tij për të ndërtuar njeriun e ri demokrat me duart e veta. Dhe ja ka arritur.

Tani të gjithë ju që doni një PD të përtërirë, një PD euroatlantike, një PD konservatore si të Trumpit, fituese si të Melonit dhe pedante si të Merzit në Gjermani, nëse këtë gjë nuk e arrini dot me Berishën, keni Meremen.

Ajo një ditë, do t’ia dalë. Ajo nuk ka asnjë ves nga të Berishës: as vesin e hajdutit, as të vrasësit, as të autokratit, as të “non gratës”, asgjë të keqe që ne kritikojmë tek ai. Ajo thjesht është produkt i një partie që jeton brenda burgut të Berishës.

Dhe ashtu si shumë shqiptarë u tronditën se si burgu ka transformuar Ilir Metën duke e bërë një figurë të dhimbshme, ashtu edhe Meremja është shembulli se si duket një demokrat kur del nga burgu I Berishës në publik.

Tani votoni. Meremja do votojë Berishën. Ju të tjerët bëni si të doni, vetëm pastaj mos thoni se ka autokraci elektorale në Shqipëri në vitin 2029, kur shqiptarët të jenë në mëdyshje mes Edi Ramës dhe Meremes si e ardhmja e PD pas Berishës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.