Ambasada amerikane: Kur SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet janë më të sigurta
Ambasada amerikane në Tiranë përmes një postimi në rrjete sociale ka ndarë pamje dhe detaje nga Sesioni i 42-të i Trajnimit të Vazhdueshëm i Kapitullit Europian të FBINAA-së. Ky trajnim u mbajt nga data 19 deri më 23 shtator duke mbledhur profesionistë nga Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe Europa.
Ambasada në njoftim shkruan se ku SHBA dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet janë më të sigurta. Sipas ambasadës qëllim është zbatim më i fortë i ligjit, siguri më e madhe dhe komunitete më të sigurta në Shtetet e Bashkuara dhe në Shqipëri.
“Kur Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria qëndrojnë së bashku, komunitetet tona janë më të sigurta.Nga 19 deri më 23 shtator, Sesioni i 42-të i Trajnimit të Vazhdueshëm i Kapitullit Europian të FBINAA-së mblodhi së bashku 235 profesionistë të zbatimit të ligjit nga Shtetet e Bashkuara, Shqipëria dhe e gjithë Europa.
FBINAA bashkon drejtues të lartë të strukturave ligjzbatuese të trajnuar në Akademinë Kombëtare të FBI-së për të ndarë ekspertizë, për të forcuar bashkëpunimin dhe për të luftuar krimin e organizuar përtej kufijve. Qëllimi ynë është i qartë: zbatim më i fortë i ligjit, siguri më e madhe dhe komunitete më të sigurta në Shtetet e Bashkuara dhe në Shqipëri”, thuhet në postim.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.