☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 02 Tetor 2026
S&P 500 7,717 ▲0.66%
DOW 51,123 ▲0.39%
NASDAQ 27,165 ▲1.09%
NAFTA 91.87 ▼1.08%
ARI 4,167 ▼0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $84,551 ▼ -0.33% ETH $2,679 ▼ -0.86% XRP $1.4853 ▼ -1.05% SOL $118.8100 ▲ +0.39%
S&P 500 7,717 ▲0.66 % DOW 51,123 ▲0.39 % NASDAQ 27,165 ▲1.09 % NAFTA 91.87 ▼1.08 % ARI 4,167 ▼0.83 % S&P 500 7,717 ▲0.66 % DOW 51,123 ▲0.39 % NASDAQ 27,165 ▲1.09 % NAFTA 91.87 ▼1.08 % ARI 4,167 ▼0.83 %
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
02 Tet 2026
Breaking
Politika

Ambasadori i ri i SHBA-ve mbledh edhe politikanët në pritje, Berisha mbetet përsëri “Non Grata”! Eric Wendt nuk e fton n

Në orën 18:00 ambasada amerikane nisi pritjen në Tiranë për prezantimin e ambasadorit të ri Eric Wendt. Në të njejtën orë, Sali Berisha u shfaq live në Korçë.

Mes ftesave për dhjetëra politikanë, të majtë e të djathtë, një e tillë me emrin e tij kishte munguar. Në qershor ai njoftoi gati me triumfalizëm se pas më shumë se 5 vjetësh nga sanksionimi i tij si non grata, ai do të mund të shkelte në SHBA.

“U kry”, tha Berisha në 11 qershor.

Në fakt, bëhej fjalë vetëm për mundësinë që ai të udhëtonte për të qenë pjesë e një delegacioni të partive të djathta në konventën e republikanëve.

Edhe vetë DASH, në komunikimn e kohës, njoftoi se Berisha është përjashtuar nga ndalimi për të hyrë në SHBA. Pjesa tjetër e sanksioneve ndaj tij janë ende në fuqi.

Pak ditë më parë i pyetur nëse do ishte ftuar në pritjen e ambasadorit të ri amerikan ai vetë pranoi thatë.

“Nuk kam dijeni për ceremoninë”, tha ai.

Ftesat për të marrë pjesë në prezantimin e ambasadorit të ri u kishin mbërritur në postën elektronike dhjetëra personave, që në datën 18 shtator Për ironi të fatit Sali Berisha, shkoi në Korçë, qytetarët e të cilës, njihen për lidhje të hershme shpirtërore me Amerikën.

Deri më tani ambasadori i ri amerikan, ka takuar kryeministrin Edi Rama, ministrin e Jashtëm Ferit Hoxha, ministrin e mbrojtjes Ermal Nufi dhe kryetari ne Kuvendit Niko Peleshi, veç presidentit Bajram Begaj të cilit i paraqiti letrat kredenciale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.