☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 02 Tetor 2026
S&P 500 7,721 ▲0.71%
DOW 51,166 ▲0.47%
NASDAQ 27,167 ▲1.1%
NAFTA 91.12 ▼1.88%
ARI 4,176 ▼0.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $84,071 ▼ -0.7% ETH $2,664 ▼ -1.3% XRP $1.4656 ▼ -2.14% SOL $117.7800 ▼ -0.38%
S&P 500 7,721 ▲0.71 % DOW 51,166 ▲0.47 % NASDAQ 27,167 ▲1.1 % NAFTA 91.12 ▼1.88 % ARI 4,176 ▼0.62 % S&P 500 7,721 ▲0.71 % DOW 51,166 ▲0.47 % NASDAQ 27,167 ▲1.1 % NAFTA 91.12 ▼1.88 % ARI 4,176 ▼0.62 %
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
02 Tet 2026
Breaking
Politika

Mbledhja e Qeverisë, miratohen 7 projektligje! Lejohet dhe kanabisi për qëllime mjekësore e industriale! Ja si do të kontro

Një projektvendim i Këshillit të Ministrave përcakton rregullat e hollësishme për mbikëqyrjen e subjekteve që do të punojnë me bimën e cannabis-it për qëllime mjekësore dhe industriale.

Kontrolli do të ushtrohet nga Agjencia Kombëtare e Kontrollit të Cannabis-it, në zbatim të ligjit nr. 61/2023.

Sipas dokumentit, mbikëqyrja do të mbulojë çdo fazë të veprimtarisë: nga importi i farërave dhe fidanëve, te kultivimi, korrja, përpunimi, magazinimi, transporti dhe eksporti, deri te asgjësimi i materialit.

Kontrollet do të bëhen sipas një programi vjetor, të bazuar në analizën e riskut, por mund të kryhen edhe pa paralajmërim, për shembull kur ka dyshime për shkelje.

Agjencia do të ketë akses 24 orë në ditë në sistemet e kamerave të kompanive dhe do të mund të përdorë sensorë, drone dhe imazhe satelitore. Në rast pengimi, inspektorët do të mbështeten nga Policia e Shtetit.

Çdo lëvizje e materialit duhet të regjistrohet në një sistem kombëtar gjurmueshmërie. Pas korrjes, materiali nuk mund të vijojë në fazat e tjera pa u regjistruar dhe, kur kërkohet, pa u analizuar. Për cannabis-in industrial, kufiri maksimal i lejuar i THC-së është 0.8%. Nëse rezultati e tejkalon, loti mbahet në karantinë, ndërsa kompania mund të kërkojë ritestim brenda dy ditëve pune.

Kur konstatohen shkelje, kompanitë marrin detyra për t’i korrigjuar brenda maksimumi 30 ditëve, dhe pas kësaj bëhet rikontroll. Materiali i dyshimtë mund të sekuestrohet përkohësisht. Konfiskimi bëhet me urdhër të ministrit të Shëndetësisë, ndërsa asgjësimi kryhet vetëm nga subjekte të autorizuara.

Kompanitë kanë të drejtë të ankohen dhe të kërkojnë mbrojtjen e të dhënave të tyre tregtare. Licencat do të rivlerësohen të paktën një herë në tre vjet.

Projektligjet e miratuara:

-Për përmbajtjen dhe rregullat e plotësimit të Regjistrit të Vullnetarizmit, si dhe rregullat, afatet e procedurat e raportimit në bazën e të dhënave të shërbimeve të punësimit nga ofruesit e vullnetarizmit.

-Për përcaktimin e rregullave për organizimin, funksionimin dhe aksesin në regjistrin elektronik për kujdesin alternativ në familje.

-Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave të monitorimit të situatës së fëmijës së vendosur në kujdes alternativ në familje, si dhe për organizimin dhe zbatimin e monitorimit e të inspektimit të shërbimit.

-Për përcaktimin e rregullave të hollësishme për mbikëqyrjen e veprimtarive të licencuara dhe të lejuara me bimën e cannabis-it dhe prodhimit të nënprodukteve të saj për qëllime mjekësore dhe industriale.

-Për Këshillin Fiskal të Republikës së Shqipërisë.

Ky ligj përcakton kuadrin ligjor për krijimin, organizimin, funksionimin dhe përgjegjësitë e Këshillit Fiskal të Republikës së Shqipërisë (në vijim Këshilli Fiskal), si person juridik publik i pavarur, me qëllim kontributin në disiplinën fiskale, transparencën dhe qëndrueshmërinë e financave publike, në përputhje me kërkesat e Bashkimit Evropian dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

-Për mbikëqyrjen shtesë të institucioneve të kreditit, shoqërive të sigurimeve dhe shoqërive komisionere, pjesë e konglomerateve financiare.

-Për tregjet e kriptoaseteve

Objekti i këtij ligji është përcaktimi i rregullave dhe kërkesave për ofertën ndaj publikut dhe pranimin për tregtim në një platformë tregtimi të kriptoaseteve, si dhe përcaktimi i kërkesave për ofruesit e shërbimeve të kriptoaseteve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.