☀️
Tiranë 16°C · Kthjellët 02 Tetor 2026
S&P 500 7,721 ▲0.71%
DOW 51,166 ▲0.47%
NASDAQ 27,167 ▲1.1%
NAFTA 91.12 ▼1.88%
ARI 4,176 ▼0.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
₿ CRYPTO
BTC $84,071 ▼ -0.7% ETH $2,664 ▼ -1.3% XRP $1.4656 ▼ -2.14% SOL $117.7800 ▼ -0.38%
S&P 500 7,721 ▲0.71 % DOW 51,166 ▲0.47 % NASDAQ 27,167 ▲1.1 % NAFTA 91.12 ▼1.88 % ARI 4,176 ▼0.62 % S&P 500 7,721 ▲0.71 % DOW 51,166 ▲0.47 % NASDAQ 27,167 ▲1.1 % NAFTA 91.12 ▼1.88 % ARI 4,176 ▼0.62 %
EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028 EUR/USD 1.1270 EUR/GBP 0.8527 EUR/CHF 0.9378 EUR/ALL 92.1013 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.3122 EUR/JPY 177.88 EUR/CAD 1.6028
02 Tet 2026
Breaking
Bota

FOKUS – OKB: Çmimet botërore të ushqimeve arrijnë nivelin më të lartë në gati katër vjet

– Çmimet botërore të ushqimeve u rritën në shtator në nivelin më të lartë që nga nëntori 2022, të ndikuara kryesisht nga ndërprerjet e transportit dhe tregtisë, si dhe nga shqetësimet për kushtet e motit, bëri të ditur sot Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), sipas “Reuters”.

Indeksi i Çmimeve të Ushqimeve të FAO-s, i cili mat ndryshimet mujore të çmimeve ndërkombëtare të një grupi produktesh ushqimore, arriti mesatarisht në 136 pikë në shtator, nga 134 pikë në gusht.

Kjo ishte rritja e tretë mujore radhazi dhe niveli më i lartë në gati katër vjet. Krahasuar me një vit më parë, indeksi është rritur me 5,8%.

Rritja u drejtua veçanërisht nga produktet si gruri, sheqeri dhe vajrat bimore.

Çmimi i grurit u rrit me 5,1%, ndërsa ai i sheqerit me 6,1% dhe i vajrave bimore me 0,9%.

Në të kundërt, çmimet e mishit ranë me 1,1%, ndërsa ato të produkteve të qumështit me 0,1%.

Sipas FAO-s, çmimet e grurit u rritën me 6,3%, të ndikuara nga vështirësitë logjistike në rajonin e Detit të Zi dhe moti i thatë në disa zona të Amerikës së Veriut.

Çmimet e misrit u rritën me 5,6%, për shkak të shqetësimeve për prodhimin në SHBA, furnizimeve më të kufizuara nga Brazili dhe ndërprerjeve të tregtisë në Detin e Zi.

FAO paralajmëroi gjithashtu se shqetësimet për fenomenin “El Niño” kanë ndikuar në rritjen e çmimeve të sheqerit, ndërsa problemet e transportit në Ngushticën e Hormuzit dhe Detin e Zi, po shtojnë presionin mbi kostot e energjisë, transportit dhe produkteve ushqimore.

Megjithatë, FAO parashikon që prodhimi global i grurit në vitin 2026, të arrijë rreth 2,979 miliardë tonë, 2,1% më pak se në vitin 2025, por sërish niveli i dytë më i lartë i regjistruar ndonjëherë. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.