☁️
Tiranë 18°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,640 ▲0.79%
DOW 52,341 ▲1.1%
NASDAQ 25,707 ▲1.06%
NAFTA 97.19 ▼6.66%
ARI 3,970 ▲1.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,560 ▼ -0.58% ETH $2,275 ▲ +0.31% XRP $1.2501 ▼ -0.01% SOL $93.5500 ▼ -1.37%
S&P 500 7,640 ▲0.79 % DOW 52,341 ▲1.1 % NASDAQ 25,707 ▲1.06 % NAFTA 97.19 ▼6.66 % ARI 3,970 ▲1.83 % S&P 500 7,640 ▲0.79 % DOW 52,341 ▲1.1 % NASDAQ 25,707 ▲1.06 % NAFTA 97.19 ▼6.66 % ARI 3,970 ▲1.83 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Bota

CNN: Hakerat falsifikojnë alarmet, qytetarët në Rusi dhe Ukrainë marrin mesazhe të rreme për sulme bërthamore

MOSKË/KIEV, 2 nëntor /ATSH/– Aplikacionet që paralajmërojnë qytetarët për sulme dhe rreziqe të mundshme në Rusi dhe Ukrainë, u sulmuan nga hakerat gjatë natës së të dielës dhe të hënës, duke shkaktuar shpërndarjen e mesazheve të rreme për sulme bërthamore dhe kimike, raportoi CNN.

Në Ukrainë, aplikacioni i alarmit për sulmet ajrore publikoi njoftime të rreme, ku pretendohej se Kievi dhe zona të tjera ishin në rrezik nga sulme bërthamore e kimike, si dhe nga përleshje të armatosura në rrugë.

Një tjetër mesazh pretendonte se Rusia kishte lëshuar raketën hipersonike “Oreshnik”.

Forcat Ajrore të Ukrainës konfirmuan ndërhyrjen në aplikacion dhe theksuan se nuk kishte asnjë rrezik nga rrezatimi.

Ndërkohë, drejtuesi i projektit të alarmit ajror, Stepan Tanasiychuk, njoftoi se aplikacioni po rikthehej gradualisht në funksion dhe se po merreshin masa për forcimin e sigurisë.

Një sulm i ngjashëm ndodhi edhe në Rusi, ku u godit aplikacioni i Ministrisë së Situatave të Emergjencave.

Sipas autoriteteve, mesazhe të rreme për lëshimin e raketave me koka bërthamore drejt të gjitha rajoneve të vendit, iu dërguan qytetarëve në 33 rajone.

Ministria ruse bëri të ditur se aplikacioni ishte rikthyer në funksion dhe se specialistët kishin identifikuar dobësinë e sistemit të sigurisë që ishte shfrytëzuar nga sulmuesit.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, paralajmëroi se rreziku i sulmeve kibernetike po rritet me zhvillimin e teknologjisë, përfshirë inteligjencën artificiale.

Pavarësisht seriozitetit të mesazheve, shumë qytetarë reaguan me humor, ndërsa të tjerë shprehën shqetësimin, se sulme të tilla mund të dëmtojnë besimin te njoftimet zyrtare për emergjencat. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.