Amorim: Derbi iku, Milani i shkon deri në fund Europa League! Do kemi kujdes me disa lojtarë
Fitorja e madhe në derbin kundër Interit është lënë pas, Milani i Ruben Amorim kërkon konfirmimin. Në horizont është sfida me Ferencvaros në rrugëtimin e Europa League dhe trajneri portugez kërkon që skuadra ta ndërpresë trendin negativ në Europë.
“Ndeshja me Interin ka kaluar. Duhet të mendojmë për Europa League, që për ne është shumë e rëndësishme. Në ndeshjen e fundit patëm vazhdimësi në lojë, në të tjerat jo. Nesër duhet të fitojmë, sepse objektivi ynë është të shkojmë deri në fund të Europa League.
Turnover ndaj Ferencvaros? Ndeshja më e rëndësishme është ajo e radhës, megjithatë duhet të kemi kujdes me disa lojtarë. Kemi shumë ndeshje të luajtura në periudhën e fundit, nuk mund të humbasim të tjerë lojtarë.
Kur ka sforco, rrezikohet të humbasësh lojtarë për një muaj apo një muaj e gjysmë. Luajmë me një kundërshtar të rëndësishëm, që ka 9 pikë në këtë kompeticion dhe nuk ka humbur në kampionat”, – ka thënë mes të tjerash Amorim në konferencë shtypi.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.