☀️
Tiranë 24°C · Kthjellët 21 August 2026
S&P 500 7,674 ▲0.43%
DOW 53,277 ▲0.98%
NASDAQ 26,180 ▲0.43%
NAFTA 86.77 ▼0.07%
ARI 4,667 ▲2.09%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
₿ CRYPTO
BTC $77,466 ▲ +6.56% ETH $2,438 ▲ +5.2% XRP $1.3698 ▲ +10.06% SOL $91.7700 ▲ +4.94%
S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 86.77 ▼0.07 % ARI 4,667 ▲2.09 % S&P 500 7,674 ▲0.43 % DOW 53,277 ▲0.98 % NASDAQ 26,180 ▲0.43 % NAFTA 86.77 ▼0.07 % ARI 4,667 ▲2.09 %
EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101 EUR/USD 1.1682 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9342 EUR/ALL 92.5838 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3303 EUR/TRY 56.1344 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6101
21 Aug 2026
Breaking
Bota

AMSTERDAM – Rritet presioni mbi Italinë: Holanda rikthen transferimet e migrantëve

AMSTERDAM, 21 gusht /ATSH – ANSA/ – Pas Gjermanisë, Zvicrës, Austrisë, Suedisë dhe Finlandës, edhe Holanda ka njoftuar se do të rifillojë transferimin drejt Romës të migrantëve që kanë mbërritur në Evropë përmes Italisë.

Kjo qasje shkon paralelisht me një tjetër prirje gjithnjë e më të qartë: zhvendosjen jashtë kufijve të Evropës të një pjese në rritje të menaxhimit të migracionit, duke ia besuar qendrave në vendet e treta.

Nga Uganda, e përmendur nga pesë qeveri evropiane, deri te ndryshimi i politikës së qeverisë britanike të Labour-it, modeli i Shqipërisë nuk është më vetëm një eksperiment italian, por në kryeqytetet evropiane po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një formulë politike.

Në Hagë, kursi i ri shënohet nga një datë: 12 qershori, dita kur hyri në fuqi Pakti i ri për Migracionin dhe Azilin.

“Po nisim nga zero”, shpjegoi ministri holandez për Azilin, Bart van den Brink, pas një takimi këtë javë me ministrin e Brendshëm italian, Matteo Piantedosi.

Holanda nuk synon të rikthehet te situata e mëparshme: personat që kanë hyrë para 12 qershorit nuk do t’u nënshtrohen transferimeve. Por për ata që kanë mbërritur pas kësaj date, qeveria holandeze paralajmëron se rregullat duhet të zbatohen.

Ky është i njëjti qëndrim i mbajtur tashmë nga vendet e Evropës Veriore. Finlanda po përgatit transferimet, Suedia i ka nisur tashmë dhe synon t’i vazhdojë. Gjermania, Austria dhe Zvicra kanë vepruar në të njëjtin drejtim.

Parimi mbetet ai i përgjegjësisë për shqyrtimin e kërkesës për azil: rregullat e reja parashikojnë, ndër të tjera, që kërkesa për azil të paraqitet në vendin e parë të hyrjes, përveç rasteve kur kritere të tjera përcaktojnë se përgjegjësia i takon një shteti tjetër. / os/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.